Shpërthen makina, tre digjen brenda

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën tre personave të një familjeje nga Qafë-Gjashta e Sarandës. Automjeti tip FIAT, që drejtohej nga një 28-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në bordurë. Aty dyshohet se ka pësuar dy-tri salto e për pasojë në momentin e ndalimit, një shkëndijë elektrike ka shkrumbuar mjetin. Asnjë nga personat nuk kanë mundur të dalë gjallë nga makina, ndërsa udhëtarët që janë përballur me aksidentin e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për tu dhënë ndihmën e parë. Makina është përfshirë nga flakët, ndërsa trupat e tyre është bërë e mundur të nxirren vetëm atëherë kur zjarrfikësit kanë shuar flakët.
Fillimisht është identifikuar vetëm targa, që ka rezultuar të jetë greke dhe në atë çast familjarët e tyre e kanë kuptuar se në atë automjet para tyre udhëtonte Laurent Mançellari bashkë me të atin dhe xhaxhain e tij.
Pjesëtar të shumtë të familjes Mançellari mësohet se ka-në qenë duke u kthyer nga Përmeti. Ndërkaq, ekspertët teknikë nuk kanë mundur të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur vërtet me mjetin. Personat që udhëtonin në atë makinë ishin ed-he posedues të një servisi mjetesh që gjendej në Qafë-Gjashtë, por kjo nuk e përjashton mundësinë e të metave teknike në makinë.
Sipas policë,, aksidenti ka ndodhur pikërisht në afërsi Mashkullorës. Zyrtarisht bëhet me dije se në aksin rrugor nacional Subash – Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ish serat e Mashkullorës”, automjeti tip “FIAT Punto” me targa greke ZHI 7934, me drejtim lëvizje për në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e kanalit dhe për pasojë ka marrë menjëherë flakë.
Drejtuesit e mjeteve që kalonin kanë ndaluar dhe janë përpjekur t’i ndihmojnë, por ka qenë e pamundur dhe menjëherë është njoftuar policia. Me gjithë ndërhyrjen e repartit Zjarrfikës dhe të poli-cisë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupave nga makina, pasi automjeti ishte përfshirë tërësisht në flakë dhe ishte shtypur nga përplasja. Tre shtetasit që ndodheshin në makinë janë djegur së bashku me automjetin. Nga verifikimet e para rezultoi se në automjet udhëtonin Laurent Mançellari, 28 vjeç, babai i tij, Luan Mançellari, 62 vjeç dhe xhaxhai Faik Mançellari, 57 vjeç, që të tre lindur dhe banues në Qafë-Gjashtë të Sarandës. Viktimat po ktheheshin nga Përmeti pasi kishin shkuar të bënin varret e gjyshërve në Përmet dhe pas tyre po vinin edhe pjesa tjetër e familjarëve./Indeksonline/