E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri i Maqedonisë dënohet me tre vjet burg

Gjykata Themelore Shkup i ka shqiptuar tre vjet burg ish-kryeministrit dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Vlado Buçkovski.

Rasti “Pjesët e tankeve” ka ngarkuar me po kaq burg edhe ish-shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, Meto Stamboliski, dhe drejtorin e MZT FOB, Nelko Menkinovski dhe Aco Gjurçevski.

Në komentin e parë të tij, ish-kryeministri ka cilësuar vendimin si skandaloz.

“Vazhdon praktika e gjykatësve për t’iu vardisur pushtetit. Të gjitha indikacionet nga Gjykata e Apelit çonin drejt një vendimi për lirimin tonë”, ka deklaruar Buçkovski./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›