Me revole e thikë tenton të futet në aeroplan

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës, pasi i njëjti ka tentuar që të futet në aeroplan me një revole dhe një thikë.
Policia gjatë kontrollimit në çantën e të dyshuarit e ka gjetur armën dhe thikën.
Për rastin është informuar prokurori publik me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë./Indeksonline/