E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e inspektorateve do permiresoje klimen e biznesit ne vend

Reforma e inspektoriateve do të përmirësojë edhe më tepër klimën e biznesit në vend.

Sipas hartuesve të këtij ligji, bëhet fjalë për një proces që është pjesë e reformës rregullatore, sikurse janë dhënia e lehtë e licencave dhe e lejeve, sikurse është edhe ngritja e Gjykatës Administrative.

Sipas z. Artan Hoxha, inspektoriatet e shumta që kontrollojnë aktivitetin e bizneseve janë duke u reduktuar.

Bizneset do të kontrollohen nga më pak inspektues dhe brenda një kohe më të shkurtër.

Kjo do të sjellë kostot të ulëta për bizneset dhe më tepër transparencë mes atyre që i kontrollojnë dhe vetë subjektet.

Kjo reformë do të prekë të gjitha fushat, përveç tatimeve dhe doganave, të cilat aktualisht kanë sistem inspektimi të konsoliduar.

Ligji për inspektoriatet ka hyrë tashmë në fuqi dhe pritet zbatimit, i cili do të marrë kohën e duhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›