E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në Elbasan, 2 të vdekur e 5 të plagosur

TIRANE- Dy të vdekur dhe 5 të plagosur në dy aksidente në Elbasan. Ky është bilanci i dy aksidenteve që kanë ndodhur në akset rrugore të Elbasanit. Sipas policisë aksidenti i parë u rregjistrua rreth orës 18.00 të mbrëmjes së të shtunës në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në vendin e quajtur “Tek Pishat” ku janë përplasur midis tyre autoveturat me targa TR 84 44 L dhe EL 24 23 B. Në këtë aksident humbi jetën shtetasi Refat Dyrma 70 vjeç dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë përkatësisht Eduard Dyrma 38 vjeç dhe Sulejman Debrova 38 vjeç. Ndërkohë që pak minuta më vonë në aksin e rrugës Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Labinot-Fushë u përplasën midis tyre një kamion me dy autovetura dhe një karrocë. Nga kjo përplasje humbi jetën Rexhep Kumuria, 41 vjec drejtusi i karrocës. Ndërsa autovetura me targa të huaja, angleze dhe një tjetër përfunduan jashtë rruge, dy të tjerat u dëmtuan pjesërisht. Sipas policisë në këtë aksident tre shtetas përkatësisht Esat Duraku dhe vëllai i tij Avni Duraku 22 e 20 vjeç dhe Osman Qosja 57 vjeç morën plagë të rënda. Të gjithë të plagosurit kanë përfunduar në gjëndje të rëndë në spital por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›