E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, humb 45-vjecari, dyshohet të jetë mbytur në lumë

Prej mëse 24 orësh rezulton i humbur një 45-vjecar nga fshati Peruhat i Devollit. Mësohet se Theodhori Noni është larguar ditën e djeshme nga banesa, ndërsa nuk dihet se ku do të shkonte. Burime nga policia bëjnë të ditur se para se ai të largohej nga banesa u kishte thënë të afërmve të tyre se do të mbytet në lumë. Menjëherë familja e tij kanë nisur kërkimet për 45-vjecarin, ndërsa kanë njoftuar forcat e policisë. Këto të fundit, pas disa orësh kërkime pranë lumit Drino kanë gjetur të gjitha veshjet e të zhdukurit, ndërsa kërkimet kanë vijuar gjatë ditës së sotme pa rezultat. Sipas policisë dyshohet se 45-vjecari Noni vuante nga depresioni, gjë e cila mendohet se e ka nxitur të kryejë vetëmbytje në lumë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›