Përmbytjet, emigranti sjell një furgon me ndihma për banorët
SHKODER- Pamjet e transmetuara nga fshatrat dhe komunat e izoluara nga uji në Shkodër kanë shërbyer më tepër si apel për emigrantët jashtë kufijve. Njëri prej tyre Ilir Shullani me origjinë nga zona e përmbytur Mali i Jushit, që jeton prej 18 vjetësh në Greqi është solidarizuar me bashkatdhetarët e tij në Shkodër.Ka mjaftuar një mesazh apo telefonatë prej miqëve të tij në Shkodër për tu ardhur në ndihmë të përmbyturve në këtë komunë dhe ndihma ishte një furgon me veshmbathje dhe ushqime. Sensibilizimit nuk i kanë nguruar ti bashkohen nxënës dhe mësues të shkollës ku studiojnë fëmijët e emigrantit shkodran.Por pavarësisht dëshirës së mirë nisma e tij për të ndihmuar banorët e vendit të origjinës së tij ka hasur dhe pengesën e parë në doganën e Kakavijës. Pas disa orësh pritje furgoni i Z.Shullani ka kaluar kufirin ndërsa është nisur drejt Shkodrës.(m.a/News24/BalkanWeb)