Të hënën fillon mësimi në Shkodër
SHKODER- Dita e hënë rikthen në bankat e shkollës dhe auditore nxënësit e shkollave të mesme profesionale dhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Mësimi u pezullua për ta në bazë të një njoftimi nga Ministria e Arsimit më dt. 2 janar ku sqarohej se konviktet ku qendronin nxënësit e shkollave të mesme profesionale dhe studentët do të përdoreshin për strehimin e banorëve të evakuuar nga zonat e përmbytura. Në njoftimin më të fundit të kësaj ministrie nxënësit i rikthehen vijimësisë së studimeve pas largimit të ujit nga lagjet e qytetit të Shkodrës dhe përmirësimin e situatës në komunat më të prekura si Dajc dhe Velipojë. Po kjo ministri sqaron se familjet e strehuara në konvikte do të transferohen në një tjetër qendër, ambjentet e së cilës janë siguruar nga Bashkia e Shkodër.(m.a/News24/BalkanWeb)