E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në Tiranë, plagoset një këmbësore

Dy aksidente janë shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
 

Një prej aksidenteve është shënuar në zonën e njohur si "Unaza e Re" ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
 

Menjëherë e plagosura, rreth 20 vjeç, identiteti i të cilës nuk bëhet e ditur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë.
 

Aksidenti i dytë është shënuar pranë urës së Drejtorisë së Policisës së rrethit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të dy aksidenteve të ndodhura në kryeqytet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›