E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vrasë për pronën, arrestohet autori i plagosjes në Lezhë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në fshatin Spiten, mëngjesin e së hënës. Policia e Lezhës ka vënë në pranga shtetasin Mirash Gjikola, i dyshuar për plagosjen e Dedë Kovaçit.
 

Kovaçi u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Spiten të Lezhës. Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›