Dy aksidente në aksin Lezhë-Laç, plagosen 7 persona
LEZHË- Dy aksidente me pasojë plagosjen e shtatë personave janë regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 17:00, kur një automjet tip Audi u përplas me një mjet tjetër, tip Alfa Romeo, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit Audi.
Ndërkaq pak minuta më vonë një tjetër aksident ka ndodhur po në autostradën Lezhë- Laç, konkretisht në kryqëzimin e Shën Kollit, ku një automjet tip Benz me targa të Krujës 7334, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal.
Për pasojë 5 personat që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)