Dëmshpërblimi, korrigjimet e plota në dosje
22/03/2012 Të përndjekurit politikë
Këshilli i Ministrave ka marrë dje vendim për korrigjimin e masës së dëmshpërblimit për rreth 125 të përndjekur politikë, ku është parë dhe masa e dëmshpërblimit për gjithsecilin prej tyre. Janë plot 125 vendime që janë parë nga administrata e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak dhe të ankesave që janë bërë nga vetë përfituesit e dëmshpërblimit. Diku ka pasur mangësi në vendosjen e gjeneraliteteve, diku është përllogaritur keq periudha e burgimit dhe të tjerëve masa e dëmshpërblimit. Ndërkohë pas hartimit të ligjit në listë për të marrë dëmshpërblimin, qoftë për pushkatimet pa gjyq, qoftë për dënimet me burg, janë edhe pjesa që presin nga hyrja në fuqi e ligjit të ri. Sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit të mëparshëm, nga procesi do të përfitojnë dhe personat që janë dënuar për akte terroriste, siç është fjala vjen protestat në burgjet komuniste, ku paradoksalisht të dënuarve u njihej një pjesë e dënimit, ndërsa pjesa e ridënimit jo. Nga ky ligj pritet të përfitojnë edhe ata të përndjekur të cilëve persekucioni politik u është njohur me vendim të komisionit trepalësh të fillim viteve ’90. Politika ka rënë dakord në parim me ndryshimet dhe uljen e moshës, por debati u përqendrua kryesisht në shtyrjen e datës së përfitimit, kryesisht për të pushkatuarit pa gjyq, që tashmë do të fillojë më 20 tetor 1944 dhe jo më 30 nëntor, siç ishte në ligjin e mëparshëm me pretendimin e opozitës se do të dëmshpërblehen kolaboracionistët. Por kryeministri në mbledhjen e qeverisë tha se akuzat e opozitës janë pa baza. “Protesta e PS-së se me këto ndryshime përfitojnë bashkëpunëtorët e okupacionit është pa baza. Unë u them zotërinjve se lufta çlirimtare është trashëgimi e popullit shqiptar, përpjekja për ta pronësuar atë nga ata që vazhduan të jenë vijimësi e PPSH-së pa kërkuar falje për vitet e diktaturës është qesharake. Ata që mendojnë të përfitojnë nga kjo, bëhen qesharakë. Të vetmin shërbim që bëjnë ia bëjnë nomenklaturës. Këto vendime i hapin rrugë një procesi që nuk do të përfundojë deri në shlyerjen e të gjitha dëmshpërblimeve për të përndjekurit”, - tha Berisha.