Vrasja për drogën te “Rruga e Kavajës”
22/03/2012 Ekzekutimi i Arlind Fugës mikut të Shullazit, mesazh bandës rivale
Dyshmi i policisë, shoqërimet e roli i viktimës me Shullazin
Mariglen Mulla
Të paktën 20 persona, nga rrethi shoqëror i të ekzekutuarit Arlind Fuga, mikut të ngushtë të Emiljano Shullazit dhe dëshmitarë në ngjarje, janë shoqëruar nga policia e Tiranës. Seksioni kundër Vrasjeve në këtë drejtori po zhvillon hetime intensive rreth vrasjes tipike mafioze, por emri i autorit mbetet ende shumë larg identifikimit, pasi ekzekutorët profesionistë me motorin e tyre me kubik të madh “bënë punë të pastër”. E vetmja pistë bindëse mbetet ajo se porositësit kanë dashur t’i japin një mesazh Emiljano Shullazit, njeriut më të përfolur në botën e krimit, duke i vrarë një ndër personat e paktë që ai u besonte vërtet. Zyrtarët e Mjekësisë Ligjore nuk preferuan t’i përgjigjeshin pyetjes së “Metropol” se “ku i kishte marrë plumbat Fuga?”, ç’ka na lejon të hamendësojmë se frikëkapja nga një informacion kaq i thjeshtë dhe i padëmshëm të çon në përgjigjen po aq të thjeshtë “plumb kokës”, pra eleminim perfekt dhe mesazhlëshues. Gjithçka të çon në botën e drogës. Luftë mes bandave rivale. Tepër të rezervuar tregohen edhe zyrtarë të policisë e Prokurorisë, që mjaftohen vetëm me njoftimin e thatë për shtyp se, “Më datë 20.03.2012, rreth orës 20.30’, në rrugën “Him Kolli” Tiranë është vrarë me armë zjarri, nga persona të paidentifikuar shtetasi Arlind Agim Fuga, 34 vjeç, banues në Tiranë”. Policia konfirmon gjithashtu se “janë shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje. Burime jozyrtare thanë se po zhvillohet një “luftë” mes dy bandave të ringjallura rivale të “Rrugës së Kavajës” nga 1998-a e këtej. “Lufta” ka nisur me plagosjen e Gilmando Danit, mikut të Emiljano Shullazit. Më 29 korrik 2011, u vra Sokol Doçi e në shtator Arjan Selimi. Marrëdhënia shoqërore e Fugës me Shullazin daton në vitin 2006, kur i kishte dhënë me qira banesën e tij Shullazit dhe Gilmando Danit gjatë kohës që Shullazi ishte në kërkim. Në vendimin e Gjykatës së Tiranës për Shullazin e Danin thuhet se “Rezulton se rreth orës 07:00 të mëngjesit të datës 11.02.2006, organet e policisë, duke pasur në kërkim Emiljano Shullazin dhe Gilmando Danin për kryerje të veprave penale, ka bërë kontrollin e banesës së shtetasit L.Fuga, në pallatin nr.49 të rrugës “Him Kolli” - Tiranë, ku banonin Shullazi, Dani e Hate. Kjo banesë i ishte marrë me qira para disa muajsh Arlind Fugës nga Gilmando Dani”. Ndërkaq, Albana Laze, e dënuara për mashtrim me 150 mijë euro, me pretekstin se do të lironte nga burgu Emiljano Shullazin, është personi që ka përmendur miqësinë e tij me Arlind Fugën. Në dëshminë e saj në prokurori Laze kishte deklaruar se kishte takuar disa herë Fugën, për çështjen e Shullazit dhe se atë e njihte si mikun e besuar të tij. Babai i dy fëmijëve, i njohur me nofkën “Pipja” u qëllua parmbrëmë me gjashtë plumba, rreth 500 m në vijë ajrore nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Pasi qëndroi në kafe me të vëllanë për rreth gjysmë ore u drejtua tek bilardoja që nuk mbërriti dot i gjallë.