E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalo:Spitalet fshehin te dhenat

Nje pjese e mire e spitaleve te vendit, kane fshehur te dhenat e tyre per sa i perket cilesise se sherbimeve qe ofrojne, ose nuk kane mundur t'i lexojne formularet e testimit sic duhet. Keto jane te dhenat paraprake qe dalin nga studimi i kryer nga Qendra Kombetare e Akreditimit per matjen e cilesise se sherbimeve ne spitalet e vendit.

Problemi

Deri me tani jane bere matje te performances se spitaleve, por shpesh nuk ka pasur te dhena fare, ato jane keq interpretuar ose jane fshehur, duke mos i raportuar pothuajse nga te gjitha spitalet. "Prej kohesh ka nisur matja e cilesise dhe treguesve te spitaleve, por ajo qe ne kemi rezultuar eshte se, shume prej tyre nuk kane plotesuar asnje te dhene duke i fshehur ose nuk kane arritur t'i kuptojne sic duhet" ka pohuar drejtori i Qendres Kombetare te Matjes se Cilesise dhe Akreditimit, Isuf Kalo. Sipas tij nga vetevleresimi qe eshte bere ka dale se, asnje prej spitaleve nuk i ploteson standardet e percaktuara. Do te jete vleresimi qe do te beje kjo qender, dhe me pas do te nise edhe faza e certifikimeve. Me reformen e nisur brenda muajit mars, spitalet dhe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor do te lidhin kontraten mes tyre, per reformen e financimit te sherbimit shendetesor. Ne kete periudhe, kontrate do te firmose dhe vete personeli mjekesor i spitalit, me drejtuesit e tij.

Reforma

Per here te pare 39 spitale ne te gjithe vendin, do te masin cilesine e sherbimeve qe ofrojne aktualisht permes nje instrumenti te ri elektronik. Kjo do t'i sherbeje si pacienteve, per te njohur spitalet me te mira tek te cilet mund te marrin sherbimin me te mire, ashtu dhe Institutit te Sigurimeve si bleresi i ketyre sherbimeve. Sipas reformes, futja e spitaleve ne skemen e sigurimit shendetesor, do te detyroje drejtuesit e tyre te permbushin disa standarde, per sa i perket sherbimit ndaj pacientit dhe permiresimit te teknologjise, ne menyre qe te mund te thithin fonde nga ISKSH. Tashme eshte krijuar nje instrument i ri elektronik, me ane te se cilit do te matet performanca e cdo spitali. Ky instrument do te identifikoje spitalin me te mire dhe ate qe nuk permbush standardet e kerkuara, duke orientuar sa me mire pacientin dhe duke rritur konkurrencen ne tregun shendetesor. "Jane kater grup treguesish. Nje grup eshte ai qe ka te beje me efektivitetin klinik, domethene sa produktivitet kemi ne percaktimin e diagnozes dhe mjekimit. E dyta eshte treguesi i sigurise dhe menaxhimit te rreziqeve apo gabimeve qe ndodhin ne spital. E treta ne lidhje me kujdesin qe tregohet nga stafi per zhvillimin dhe kualifikimin profesional por edhe te gjithe ambientit te punes, ne menyre per ta bere te maksimalizuar kete produktivitet. Dhe e fundit eshte treguesi i eficences se teknikes, si te themi ekonomike, sa te semure xhirojme, sa jane te rinj dhe sa harxhohet" eshte shprehur drejtori i Qendres se Akreditimit, Isuf Kalo.

S.Isaku

Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat

Asnje nga spitalet e vendit nuk raporton numrin e sakte te gabimeve mjekesore qe ndodhin ne to. Nga nje monitorim i bere muaj me pare nga Qendra Kombetare e Cilesise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore, ka rezultuar se te dhenat per rastet e gabimeve mjekesore jane te pakta ose me zero. Gjate nje monitorimi te kryer ne 12 spitalet rajonale, ka rezultuar se nuk ka te dhena per rastet e gabimeve mjekesore. Keto institucione nuk kane nje protokoll per te shenuar keto te dhena, dhe ne rastet kur i kane ato jane ne shifra zero ose shume te vogla, qe mund te numerohen me gishtat e njeres dore. Megjithese investimet ne sektorin e shendetesise jane shtuar, numri i vdekjeve prej semundjeve koronare dhe cerebrale eshte rritur me 40 per qind me shume, ne krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Jane vete mjeket dhe drejtuesit e qendrave me te rendesishme spitalore ne vend, te cilet deklarojne keto fakte. Keshtu, prej 15 vjetesh ne asnje nga spitalet e vendit nuk kryhet nje autopsi per pacientin pas vdekjes, pervec rasteve kur familjaret kerkojne hetim te ceshtjes. Nga sondazhi i kryer rezultoi se spitalet nuk kane nje sistem monitorizimi permanent te parametrave te sigurise dhe aksidenteve. Gabimet e mjekimit, ose nuk regjistrohen ose fshihen. Krahasimi i te dhenave eshte i paket, duket sikur ne spitalet tona nuk kryhet asnje gabim. Sipas drejtuesve te qendres Kombetare te Akreditimit siguria ne spitale eshte ne dobi te te semureve dhe personelit mjekesor i nevojitet nje strategji kombetare. Por pervec strategjise duhet edhe plotesimi i kushteve, pasi vetem gjate 10 viteve te fundit, 40 per qind e pacienteve te cilet kane kryer nje nderhyrje kirurgjikale, kane marre nje infeksion spitalor.

Tabela

Standardet qe kerkohen

Cilesia e sherbimit

Menyra si ofrohet

Koha kur ofrohet

Barnat qe kurojne pacientin

Cilesia e barnave

Higjiena

Plotesimi i kartelave

Ndjekja e pacientit pas daljes

Kujdesi nga mjeket

Kujdesi nga infermieret


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›