Raiffeisen Bank, mbjell 80 peme te "Punetoret e Rilindjes"
Pas rindertimit te plote te infrastruktures ne rrugen "Punetoret e Rilindjes", Raiffeisen Bank ka kontribuar me mbjelljen e 80 pemeve, duke iu bashkuar keshtu nismes "Nje qytetar - Nje Peme", te iniciuar nga kryetari i bashkise se Tiranes, per te kontribuar ne shtimin e permases se gjelber. Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama, duke shprehur kenaqesine per rritjen e bashkepunimit me sipermarrjet dhe qytetaret, ne realizimin e kesaj nisme, u shpreh: "Ne kete rruge teresisht te rindertuar mbillen pemet e bashkepunimit me nje banke shume te rendesishme dhe une e perseris pa u lodhur, duke shprehur njekohesisht edhe deshiren e qytetareve, qe jo vetem bankat por edhe sipermarrjet e tjera, te medha e te vogla t'i bashkengjiten kesaj nisme, sepse cdo peme e mbjelle sot, eshte nje qasje e re ndaj se ardhmes". "Nje qytetar - Nje peme" eshte nje thirrje per veprim, eshte me shume se te mbjellesh nje peme, eshte nje levizje ku cdo qytetar mund te behet pjese. Kjo nisme eshte menyra me kosto me efektive per te ndihmuar qytetin e Tiranes ne pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe rritjen e cilesise se jetes, duke ndihmuar ne krijimin e nje mjedisi sa me te shendetshem. Permiresimi i cilesise se mjedisit dhe jetes ne kryeqytet mbetet nje synim i bashkise se Tiranes, e si rrjedhoje mbjellja e pemeve ne kryeqytet, ka si qellim te rrise dita-dites permasen e gjelber ne nje kryeqytet, ku pemet perfaqesojne jo vetem deshiren per te jetuar ne nje mjedis sa me te mire, por njekohesisht edhe kurajen per te pare nje te ardhme te gjelber, per kryeqytetin dhe komunitetin.