E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Filmat shfaqeshin vetem pasi i shihte dhe vendoste Enveri"

INTERVISTA/ Kineasti i mirenjohur Dhimiter Anagnosti flet per gazetarin Blendi Fevziu ne "Opinion" te Tv Klan, mbi gjithe karrieren dhe jeten e tij. Anagnosti, nje prej personazheve me te hershem te kinematografise shqiptare, nje prej pioniereve te saj dhe padyshim i pranuar si kineasti me i madh shqiptar, ka nxjerre tani ne kinema nje prej filmave padyshim me te jashtezakonshem te kinematografise shqiptare, "Gjoleka, i biri i Abazit". Kineasti i njohur pohon se "te vuash nga censura domethene te dhunosh veten tende". Shumekush e njeh padyshim ne aspektin ose dimensionin e tij kryesisht si artist, por edhe si politikan ne nje periudhe me te shkurter. Por njohja me e mire me te, eshte ajo permes filmave qe ka realizuar.

Z. Anagnosti, kam pershtypjen qe ndodhemi ne nje studio ne te cilen ju duhet te keni qene ose duhet te keni xhiruar, ne ate kohe kur une nuk kisha lindur akoma.

Jane momente emocionale. Kam xhiruar disa filma.

Qe prej cilit vit?

Viti nuk me kujtohet, por pas viteve '60, '70,'80...

Qe ne fillim te viteve '70.

Ky ishte atelieri i pare, i thoshin studio.

Atelieri i vjeter sic i thuhej.

Ketu kemi xhiruar disa filma. Dhe pastaj u be atelieri i ri qe u zgjerua prodhimi kinematografik.

Ne c'vit keni filluar te xhironi filma?

Pas vitit '60. Si kineast, sepse filma kam xhiruar edhe me perpara.

Kur e keni xhiruar filmin e pare, e mbani mend?

Kam qene student.

Ju keni studiuar ne...?

Ne Moske.

Ne Akademine e Filmit?

Ne Institutin e Kinematografise.

Ne fakt doja t'ju pyesja, por po ndjek nje radhe kronologjike. Si vendoset te studionit per kinematografi?

Per here te pare une kam pare film ne nje moshe adoleshente. Sepse une isha ne fshat, mbarova shkollen fillore aty, pastaj erdha ne shkollen unike, dikur aty shkolle unike quhej ajo 9-vjecare tani. Kam shkuar ne kinemane verore te Vlores dhe u cudita kur pashe film.

E mbani mend c'film keni pare per here te pare?

Nuk mbaj mend se cili film ishte. Ishte sovjetik sigurisht, por i dubluar. Dhe mua me shqetesonte qe nderronin kuadrot. Thosha, pse duhet ta nderrojne kuadrin? Me beri cudi se nuk po e kuptoja dot. Kjo ishte ajo qe me ka lene mbresa. Ky ishte kontakti im i pare me filmin.

Pa e ditur qe kinematografia do te ishte jeta juaj.

Ne Vlore rrinim me nje moshe tjeter. Filmat shiheshin shume ne kinemate e Vlores. Kinemaja ishte arti me popullor, ne mungese te televizionit. Keshtu qe u tha, qe u be dhe kinostudioja ne vitin '52. Ne kete kohe filmi "Skenderbeu" beri jehone te madhe ne Shqiperi, xhirohej nga aktore shqiptare, Naim Frasheri etj. Nje film i madh. Dhe une, ne ate kohe mbarova maturen dhe duhej qe te plotesonim dokumentet se per cfare do te studionim. Ishin 3 kerkesa. Kerkoheshin 3 dege. Une kerkova: Letersi, e dyta regjizure/kinematografi dhe e treta ishte inxhinieri navale.

Pa asnje lidhje me njera-tjetren.

Kishte nje lidhje me mua jo me njera-tjetren.

Jo me dy deget, kerkesat e para...

Kishin lidhje me mua. Prejardhja nga nje familje armatoresh, pronare anijesh. Per te rivendosur traditen ne menyren jo fort direkte, por indirekte. Ne ate kohe ishte bere dhe kinostudioja, ndoshta kerkoheshin nuk e di, iu vu nje rreth kerkeses sime qe te shkoja te studioja per kinematografi. Pra, eshte rasti kur dora e nje nepunesi ne nje zyre percaktonte jeten tende, por... per operator filmash artistike.

T'i rikthehemi pak jetes suaj. Jeni lindur ne Vuno. Si e mbani mend bregdetin ne femijeri? Thate qe familja juaj ishte nje familje armatoresh?

Dikur kishte qene e tille, ne fillim te shekullit. Keni dhe fotografite. Une isha nje himariot nga Vunoi, i lidhur me ate toke.

Cfare domethene himariot nga Vunoi?

Domethene krahina eshte e Himares. Krahina e Himares ka qene shume me e gjere historikisht, por ka ardhur duke u tkurrur per arsye qe i kane shpjeguar shume libra te shkruar per Himaren. Une kam 67 libra edhe shkencetare, edhe nostalgjike. Dhe ajo krahine ka disa vecori. Vecorite e saj jane te tilla qe kane mal, pak toke, e cila nuk eshte fushe ne sensin... Por eshte nje toke e bere, e punuar, duke hequr guret, duke bere mure, etj.

Toke e fituar?

E fituar. Dhe det. Deti eshte ai qe i jep Himares nje vecori, sepse kjo krahine gjithmone ka komunikuar permes detit. Ka komunikuar me Italine, Greqine...

Por shume pak me Shqiperine, kam pershtypjen, ne brendesi te territorit shqiptar.

Per te shkuar qe andej per ne Vlore duhej te kaloje male etj.. Kurse ne Itali dhe ne Korfuz shkohej me shkurter. Aty merreshin te gjitha materialet industriale, pajat e nuseve, orendi etj.

Sa ndihej realisht ne jeten e fshatit, ne momentin qe ju u bete koshient, ky dimension internacional? Pra fakti qe ishe pjese e Shqiperise, pjese e izoluar e Shqiperise por nje pjese e hapur ndaj Greqise, Italise dhe emigracionit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes?

Kufiri ishte i hapur, por emigracioni ka qene i vone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. I pari ka qene drejt Greqise, pastaj drejt Frances dhe me pas ne Amerike. Per te mbijetuar, keshtu qe vetvetiu do te iknin. Kjo hapje ka prure nje mentalitet... Ka prure nje mentalitet tjeter.

Ndihej ky mentalitet me qytetaret?

Sigurisht, sigurisht. Aty fliteshin 3 gjuhe, greqishtja, italishtja dhe anglishtja.

Ne Vuno, Himare...

Ne Vuno, Himare gjithandej sepse ishte nje gje normale te fliteshin keto 3 gjuhe. Madje po ju them dhe per kuriozitet, per humor. Kur nenat ose grate mallkonin femijet e tyre, ose i shanin, i thoshin ah san e bic, qe ishte son of the bitch. Edhe femrat aty kane marre nga burrat e tyre gjera te tilla.

Ndihej emigracioni ne momentin qe ju e mbani mend?

Si s'e mbaj mend. Familja ime ka qene ne emigracion. Im ate ka qene 10 vjec ne Amerike me vellane e te atit dhe beri 5 vjet atje shkollen, punoi, u be pak keshtu i padisiplinuar dhe e kthyen ne Shqiperi.

Per ndeshkim.

Do te humbiste sipas mendimit te tyre.

Meqenese nje pjese jetuan ne emigracion, jashte po e quaj si ne France, Itali, nuk po e fus Greqine, ne vitet qe filloi mbyllja me Ameriken, c'perceptim kishit ju per Ameriken, ti vete ne ate kohe?

Amerika jetonte ne memorien e njerezve, kurse lajmet e reja... mjaft njerez qe ngelen andej nuk komunikuan fare me njerezit e tyre.

U nderpre komunikimi?

U nderpre komunikimi normalisht, aq me teper me Ameriken. Por, une per femijerine do te thosha qe femijeria ime, ka qene pak traumatike si e gjithe brezit tim te kesaj moshe, sepse ne vitin 1940 filloi lufta Italo-Greke dhe atje erdhi Fronti.

E mbani mend luften Italo-Greke?

E mbaj mend shume mire sepse ishte nje impresion i fuqishem me kolonat e ushtareve, me ato kamionet. Na detyruan te zhvendoseshim me dhune nga fshati yne sepse erdhi Fronti. Keto vite une i kam shprehur ne filmin tim, "Udha e shtepise sime". Ne perfunduam ne Shkoder.

Ne Shkoder nga Vunoi?!

Ne Shkoder. Na priten shume mire ne Shkoder.

Ku qendronit ne Shkoder?

Ne familjen e disa miqve te tim eti. Im ate ishte shofer dhe kishte miq gjithandej ne Shqiperi.

Kjo ishte dalja juaj e pare jashte kufijve te krahines?

E para jashte krahines.

C'impresion patet per Shqiperine qe...?

Ishte nje gje e kapur nga nje femije 4-5 vjec, imagjinoni pak. Jo se ajo si te thuash... La gjurme ne memorie, vizione, por nuk jep logjike per te tera.

Ishte me impreisonuese Shkodra?

Shkodra... Ajo qe mbaj mend une nga Shkodra... Ajo bore e madhe, shtepite me bahce, lulet, i mbaj mend shume mire.

Dhe ju u kthyet serish ne Vuno per te mbaruar shkollen fillore?

Po.

Dhe shkollen e mesme e vazhduat ne Vlore?

Pjeserisht, ajo quhej unike, here ne Vuno here ne Vlore. Mbarova shkollen fillore ne fshat pastaj shkova ne Vlore. Desha te them qe ka qene mjaft traume per brezin tim te femijeve, lufta Italo-Greke, shperngulja, pastaj kthimi perseri, cdo gje e shkaterruar, ushtaret kishin djegur edhe dyert per t'u ngrohur, e me the te thashe.

Nje perfaqesues shume i shquar i brezit tuaj, Ismail Kadare, ka nje vjershe qe thote, ne perpara se te mesonim emrat e zogjve, mesuam markat e avioneve.

Eh, ne kur u kthyem kishte aq shume municione te hedhura andej-kendej, aq sa mesuam te zberthenim bombat dhe te ndiznim barutin. Nje shok i yni u demtua keq, nga nje shperthim i ketyre bombave. Historia ime vazhdon me gjimnazin e Vlores, nje tjeter kapitull shume i rendesishem i jetes sime. Aty formohet njeriu, fillon lexon... Kulture tjeter, qyteti, filmat...

Ishte dhe pak ne mode letersia ne ate kohe?

Shume, shume, jashtezakonisht shume. Mbaj mend dhe nje vjershe qe eshte botuar te "Zeri i Rinise" atehere, botoja per here te pare, i kendoja motres sime.

Nuk besoj se jeni penduar tani qe vazhduat kinematografi dhe jo letersi?

E quaj me fat, sepse ambicien time, deshiren time per t'u marre me letersi, kinematografia ma plotesoi shume.

Ju merreshit vete me skenaret apo jo?

Pothuajse 90% vete, une i kam bere vete skenaret e mi, madje kam bere dhe per koleget e mi.

Si ishte jeta ose cili ishte impresioni i pare i nje djaloshi nga bregu, i cili kishte studiuar ne shkollen e mesme ne Vlore, gjendej befas ne Moske, nje qytet me miliona banore?

Megapol, qytet jashtezakonisht i madh... Por ne u adaptuam sepse nuk patem probleme me gjuhen, sepse kishim studiuar ne shkolle dhe menjehere... Atje gjendej Viktor Sadoberdha qe kishte mbaruar ate shkolle, kishte punuar ne filmin "Skenderbeu" ne ate kohe dhe ishte shume entuziast qe kishte vajtur nje grup prej 5 vetash, kineaste, per te studiuar... Studime te mirefillta, jo kurse. Me '54.

Si ishte niveli i kinematografise ruse ne ate kohe?

Ishte niveli i filmit "Skenderbeu" sepse per te, kishin punuar kineast rus me nivel boteror.

Po jeta e Rusise ne ato vite?

Jeten e Rusise ne ato vite nuk mund ta arrinim ne studentet, sepse kishim tjeter ritem. Ne jetonim goxha mire, por kishim pasion per te mesuar profesionin.

Sa qendruat ne Moske?

6 vjet dhe u kthyem ne Shqiperi.

Cili ishte niveli i kinematografise ne momentin qe u kthyet?

Nuk menduam qe ne do vazhdonim. Sepse ne menjehere bashke me kolegun Viktor Gjiken, qe pergatitem diplomen. Nje diplome e cila pati nje vleresim shume te madh ne sezonin e pare ne Holande. Aty menjehere patem oferte per te xhiruar ne Estoni, filma artistike te plote. Ne ate kohe ne kursin e regjise, krahas nesh punonte Takovski e te tjere kineaste te shquar se shoket tane te kursit u bene kineaste jashtezakonisht te mire.

Ne Bashkimin Sovjetik apo edhe me gjere?

Ne Bashkimin Sovjetik.

Kur u kthyet ne Shqiperi ne vitin 1960, cili ishte niveli i kinematografise shqiptare? A mund te flitej per kinematografi shqiptare ne ate vit?

Ne vitin '52 ishte ndertuar kinostudio. Kinematografia shqiptare kishte filluar, kishte bere filma.

Me metrazhe te shkurter?

Qe nga filmi "Me femijet e saj", "Tana", "Skenderbeu" ku kinostudioja kishte pjese me kineastet e vet, me kostumet... Ishte nje pervoje. Filmat artistike ne ate kohe ishin ne fillim fare, por kishte dokumentare, kronikale. Une kam edhe shkruar per kete qe nje vend i vogel si Shqiperia ndertoi nje kinematografi te madhe.

Edhe cilesore?

Cilesia pastaj do te vinte me ecurine, me pjekurine.

Perse u ndertua nje kinematografi, nje industri kinematografike kaq e madhe ne disproporcion me mundesite e saj?

Per arsye, per rolin qe kishte dhene arti kinematografik jo vetem qe ne fillimet e shekullit. Edhe Musolini ndertoi... Cinecita. Hitleri ndertoi gjithashtu, sepse ishte mjeti i propagandes. Ne te gjitha kinemate ne ate kohe kishte nje shprehje, nje parulle e Leninit qe ishte "Nga te gjitha artet me i nevojshem eshte filmi". Lenini ka vdekur me '24. Pra, qe atehere u kuptua roli. Sot ne televizor, jo me larg se dje, pashe kronika te Luftes se I Boterore dhe jo pak. Mendoni pak ne vitet '30 kur konsolidohesh dhe zhvillohesh...

A ka pasur censure te forte kinematografia shqiptare ne ato vite?

Kinematografia shqiptare ka pasur censure, pa diskutim qe ka pasur. Na ishte thene qarte, qe ne filmin nuk e kemi mall per t'u shitur, por propagande. Prandaj u ndertua dhe kinostudio, beheshin gjithe ato filma. Pra, ky ishte producenti i asaj kohe qe kishte...

Nje politike zyrtare.

Sot producenti gjithashtu ben kete gje... Gjithashtu thote kete skene do ta heqesh sepse... Dhe do te vesh kete sepse spektatori do kete... Pra, do t'i pershtatesh, atehere do t'i pershtateshe ideologjise, sot tregut.

Sa ju ka penguar kjo, ju dhe krijuesit e tjere per te pasur nje kinematografi me cilesore?

Ishte ne nje fare menyre nje kemishe force, te disiplinonte, por te gjithe bejne menyren e vet per t'u pershtatur.

A mund te arrihej te pershtateshe? Ka nje debat te gjere per kete gje ne gjithe Evropen Lindore per kete ceshtje. Se sa sofistikohej arti per te tejkaluar censuren?

Une te marr nje shembull klasik: Ishin 3 seri te "Ivanit te tmerrshem". Seria e pare u shfaq, seria e dyte u ndalua dhe u shfaq pas 10 vjetesh, nje kryeveper. E treta u zhduk, u dogj. Sepse kishte nje paralelizem te jashtezakonshem te Ivanit te tmerrshem dhe Stalinit. Keshtu qe edhe atje kishte. Po i fundit, ne '41, u xhirua ne ate kohe... Erdhi ne Shqiperi regjisori do te bente filmin... Nuk e beri sepse subjekti qe donte ai, ishte historia e Zako Kokes.

Ka pasur edhe ne kete studio debat lidhur me ate qe mund ta konsiderojme, pavaresisht qe per nje pjese te publikut mund te jete pak e pakuptueshme, per alegorine si forme e rezistences ne art. A mund te flitet, apo eshte e ekzagjeruar?

Une per veten time nuk kam bere ndonje teme te dites. Nuk kam bere ose kam bere pak. Edhe ate qe kam bere, "Ne shtepine tone", nje teme e dites eshte por shoqerore.

Shoqerore. Keshtu qe duke mos bere temen e dites kishim nje hapesire paksa me te madhe duke ose nuk mundej te tjetersohej komplet. Kjo ishte e verteta. Shumica e skenareve kane qene te mite. Pastaj, po them filmin "Lulekuqe mbi mure". Sigurisht eshte koha e fashizmit aty brenda, por cfare ndryshimi ka midis fashizmit dhe komunizmit, midis nje Shqiperie te mbyllur dhe nje shtepie femijesh? Kjo ishte nje lloj alegorie dhe njerezit e kane kuptuar kete gje.

Cili eshte filmi juaj i pare?

Filmi im i pare "Debatiku" qe kemi bere bashke me Viktor Gjiken, kemi qene 2 operatore. Pastaj kane qene Komisari i drites", "Toka jone", pastaj me radhe "Plage te vjetra"...

Cili eshte krijimi qe ju ka lodhur me shume?

Cdo film eshte i lodhshem.

Padyshim.

Pak me teper lodhje ka filmi me emer historik, me te kaluar sepse te dalin ca probleme per te rivendosur nje realitet qe nuk ekziston me. Ndersa tema e dites eshte me e lehte ne kuptimin e realizimit.

Pavaresisht se disa kohe me pare James Belushi me tha ne kete studio qe une e kam te veshtire te dalloj nje film nga tjetri sepse jane si gishtat e dores, ju pyes, cili eshte filmi me i mire i juaji?

Une mund te them cili nga filmat ka pasur jehone, per shembull, "Vitet e lirise", "Perralle nga e kaluara" ka pasur goxha jehone. Por une ve re me kenaqesi qe shume nga theniet e filmave jane perdorur ne jeten e perditshme.

Pjese e jetes se perditshme i cili eshte ndikimi direkt i kinematografise edhe ne jete.

Mendoj qe ato filma qe kane pasur me shume komunikim, qe jane quajtur spektakel, qe kane pasur me shume karaktere, sepse qellimi im ka qene jo te tregoj ngjarjen, ngjarja eshte sebepi per te krijuar figuren artistike, pa figurat artistike, pa karakteret nuk ka film. Nje ansambel i tere femijesh sic eshte tek "Lulekuqe mbi mure" jane interesant sepse secili eshte nje karakter me vete. Keshtu mund te jete dhe ne filmat e tjere. Ngjarjet jane ato si gjithmone.

A ka ndonje film qe e keni menduar shume gjate? Kam degjuar qe Gjoleka, i biri i Abazit, ka qendruar per shume vite ne sirtarin tuaj.

Po, ka qendruar sepse u mendua qe do te ishte filmi qe do te vazhdonte, nuk vazhdoi, kurse filmi i fundit ka qene "Gjenerali i ushtrise se vdekur".

Por sa kohe e kishit menduar "Gjoleken..."?

Gjoleka vjen nga nje memorie ime e vjeter, ne femijerine time kur nje baba e tepron me ndeshkimin e femijes, e i tha shko gjej bagetine djale, o shko e mbytu. Edhe ai e gjeti djalin te varur.

E gjeti te varur?

Po. Ky eshte realiteti, e verteta e jetes. Kjo me ka ngelur ne kujtese mua gjate gjithe jetes time, nje gje e tmerrshme.

Pavaresisht se ju ne filmin tuaj e modifikuat kete mbyllje.

Nuk mund te shkosh deri atje, do te ishte teper e rende te besh nje te vertete jetesore, nje te vertete artistike.

A mund ta kishit xhiruar sic e xhiruat dhe a mund ta kishit shfaqur sic e shfaqet, para vitit 1990?

Sigurisht qe jo.

Une personalisht e quaj filmin tuaj me te mrekullueshem, por dua t'i rikthehem nje filmi tjeter shume popullor qe ju thate dhe komentuat "Perralle nga e kaluara". Si ju lindi ideja?

Kete ma ka thene dhe Pellumb Kulla, "po nga e gjete?". Po aty ishte!

Ishte prej 100 vjetesh aty.

Duke qene se une do te gjeja lenden per veten time, duhet te gjeja nje qe te ishte interesante, ne ate hapesire qe une do te tjetersohesha me pak politikisht.

A keni pasur ndonje lidhje te vecante me vepren e Cajupit?

Ndonje lidhje te vecante jo, por eshte nje ure lidhese me letersine. Pa ta nuk do te kishim asnje...

Dhe ne momentin qe ju u kthyet, e dinit se mund te nxirrnit nje film kaq te mire?

Asnjehere nuk e di se si mund te dale sepse krijimtaria ne filma eshte e panderprere. Do te krijosh skenarin, do te menjanosh skenarin, do te thuash lere skenarin menjane se do te xhirojme filmin. Ne qofte se skenari nuk luan mire eshte si ato guret e murit qe s'i luan dot, vazhdon episodi dhe e xhiron. Kur vjen ne montazh, aty krijohet vepra sepse aty ka variante te ndryshme dhe gjera qe s'i ke menduar gjate xhirimit dalin aty, aq me teper kur dikush tjeter eshte aty, nje montazhier, nje koleg i yti vjen e shikon. Pastaj vjen kolona zanore, qe ne nje film ben punen e vet.

Pra eshte nje bashkim i shume detajeve.

Eshte art kolektiv. Art qe bashkon shume... Art vizual, drame, muzike. Te gjitha keto bejne filmin. Dhe ne fund te fundit ku jemi sot ne keto dite, jemi sot ne "dhunen" ne ndihme te televizionit. Sepse do te thosha qe nese televizioni do te ishte shpikur heret, socializmi ne Shqiperi nuk do ta kishte perkrahur kinemane, por televizionin. Ne ate kohe filmi i pare ishte ne forme dokumentari sepse ai ishte i domosdoshem. Dhe autokinemaja shkonte fshat me fshat e ngarkuar me nje central te vogel elektrik, shkonte ne kullota verore te barinjve qe te shikonin film.

Ishte e gjitha nje element i propagandes.

Element i propagandes... Thashe, me '21 te gjithe, Musolini, Hitleri e kishin percaktuar rolin propagandistik te kinematografise. Tani producenti ishte Partia e Punes e cila thoshte shprehimisht "Ne filmin nuk e kemi per te shitur, e kemi propagande". Nuk thoshte vepra artistike...etj., rendesi ka qe niveli ideor te dale mire.

Niveli artistik c'rendesi ka?

Ne kinostudio kishim ca deftere te medhenj ku te gjitha diskutimet shkruheshin dhe aty jane. Ne qofte se botohej nje liber i tille, do te ishte interesant. Per te pare realisht ate kohe...

Historine e kinematografise.

Jo, me shume, per menyren se si gjykoheshe. Pastaj, cfare do te bejme me letersine e realizmit socialist, do ta djegim,?

Jo, zgjidhje eshte shfaqja pa koment e shume filmave te realizmit socialist.

Pse duhet te jete komenti, per ke, perse, qysh...?

Ka nje miksim sepse ju folet pak me pare per filmin dokumentar.

Filmi dokumentar nuk eshte film artistik. Filmi dokumentar eshte dokument.

Jane te miksuara. Shihni nje film p.sh. Ku ka nje denigrim absolut te Naum Priftit, nje denigrim absolut ndaj fese. Eshte korrekte qe te shfaqet pa asnje lloj komenti?

Ne qofte se ti e di kete, se filmi eshte bere ne ate kohe kur PPSH shkoi aq larg sa nuk shkoi asnje socialist, ndaloi fene. Pastaj nese ty nuk te pelqen...

Duhet pare se si vepruan vendet e tjera. Nuk e di nese Italia i ka shfaqur te plote filmat e epokes fashiste apo Gjermania.

Nuk mund te redaktohet ajo pune. Perkundrazi, ky eshte dhe nje shembull qe urdhero si ishte ne ate kohe. Keshtu trajtoheshin njerezit e fese...

A ka ndonje ide qe e keni menduar, e keni enderruar dhe s'e keni realizuar dot?

Shume.

Cila eshte ajo qe ju ka mbetur peng me shume?

Ne axhenden time kane qene mjaft subjekte qe do te doja t'i realizoja ne film. Sidomos gjera qe burojne nga femijeria sepse kam pershtypjen qe diku kam lexuar, pergjithesisht gjithe jeta jone buron nga femijeria. Dhe duke qene qe ka qene nje femijeri mjaft dramatike, Lufta Italo-Greke, shperngulja, fshati u dogj, u shperngulem, u kthyem dhe s'kishim ku te jetonim. E gjithe kjo ka qene femijeria...

Nese une ju pyes tani, pavaresisht se ju thate se ne pjesen me te madhe te filmave ju shmanget realitetin e perditshem per t'iu shmangur censures. A ka ndonje krijim, ndonje film per te cilin ndiheni keq sot?

Jo keq nuk eshte se ndihem per asnje film. Une s'kam bere filma dokumentare fillimisht, nuk per arsye se aty do te tjetersoheshe pa diskutim plotesisht. Dhe i vetmi film dokumentar i plote qe kam bere ka qene "Vitet e vegjelise" me Spiro Deden qe me tha se shoku Enver ka shkruar nje tjeter liber. U takuam me drejtorin e kinostudios 3 here deri sa Spiro tha qe po ti nuk pranon as ta lexosh domethene kaq, mbaroi u xhirua. Megjithate prape ishte nje liber ku kishte me pak politike sepse ai kishte nostalgjine e te afermve.

Me pak propagande.

Dhe ky film u xhirua, mberriti ne premieren e tij ne kalane e Gjirokastres, ne festivalin e madh te folklorit, me nje shi te imet qe po binte, gjithe njerezit iken u futen neper shpella andej, byroja, politikanet mbeten ne kolltuke, u bene qull dhe e pane deri ne fund filmin dhe kur mbaroi me thirren mua dhe me uruan. Menjehere filmi aty per aty mori Cmimin e Republikes. Ky ishte filmi dokumentar... Kurse nje film tjeter qe kam bere po dokumentar, ishte pa dialog, vetem muzike dhe quhet "Te dielat ne Tirane", xhiruar me kamere te fshehte. Madje Perlat Pashko ka shkruar dhe nje artikull me idene, c'eshte kjo kamere e fshehte, kujt i fshihemi, pse i fshihet. Ishte nje film ky qe gjurmonte jeten e Tiranes, me pak poezi, me rinine, njerezit, me spontanitetin qe i gjen kamera femijet. Kurse nje film tjeter kam bere per qejfin tim, ka qene 7 minuta. Ishte nje film per deshmoret, per 5 Majin. Ishte vetem me muzike, pa tekst, nje poeme e cila u pa si nje kryeveper dhe do t'i cohej si dhurate shokut Enver. Se c'u be pastaj une nuk e di, por nuk e pa driten, nuk u shfaq asnjehere.

Nuk u shfaq fare?

Ajo kopja qe u be eshte ne arkiven e filmit.

Z.Anagnosti a mendoni se kinematografia shqiptare thuajse ka vdekur sot?

Kjo eshte nje teme qe do te kerkonte nje bisede disi me te gjate. Tani... Problemi i kinematografise shqiptare ne momentin e nderrimit te sistemeve qe krijoi ne kinostudio ishte nje armate e tere, krijoi ankth, nje gjendje te jashtezakonshme. Rastisi qe une isha dhe kineasti dhe minister dhe nuk bisedohej me njerezit sepse ata donin qe kinostudioja te vazhdonte, te merrnin rrogen.

Por producenti nuk ekzistonte me.

Nuk pajtoheshin, prej ankthit te bukes se gojes se do t'u pritej rroga. Leka Besi thoshte mos beni filma per mua, nuk dua te me lavderoni... Mire, dakord qe u bene ato gjera, po duhej pare nje zgjidhje, ishte kulture. Keshtu qe ne ate kinostudio u rrenua cdo gje, e zhvaten, sic e dine njerezit, ngeli ajo godine qe ka mbetur, jeni ju sot ne kete atelie ku une kam xhiruar film. Atehere mua me lindi detyra per tjeter gje, dicka duhet te beja. Dhe u be Qendra Kombetare e Kinematografise ku kineastet aplikojne me skenaret e tyre.

E vdekur nuk them ne numrin e krijimtarise, por edhe ne cilesi ka nje ndalje?

Nuk eshte normale qe une kam 5 leke ai tjetri ka 15 leke dhe une i jap mundesine atij qe te beje nje film per nje tjeter kinematografi kur Qendra eshte krijuar per te bere filmin shqiptar si pjese e kultures shqiptare. Sepse ne preokupohemi shume per identitetin tone shqiptar edhe kinematografia eshte pjese e ketij identiteti kulturor. Dhe ky eshte problemi tani qe si do te behet, ka nevoje qe te rregullohet, qe kjo qender te ndihmoje filmin shqiptar dhe te behen mundesisht disa filma te tille ne vit. Ky eshte problemi.

Z.Anagnosti kam degjuar ne nje diskutim shume te forte te te njejtes linje edhe ne Itali dhe ka nje tendence boterore ku ne nje bote shume globale, ku nen ndikimin e kinematografise amerikane, kinematografite e shume vendeve te tjera po bien. P.sh, Italia cilesonte qe krijonte 300 filma ne vit nga kinematografia italiane dhe vetem 5 apo 6 prej tyre shihnin mundesine e daljes ne kinema apo ne televizion.

E di dhe une kete gje. Pergjithesisht filmat xhirohen per ate buxhet qe jepen edhe rrine ne raft.

Kjo tregon qe ka nje krize gjithe kinematografia evropiane?

Tani problemi eshte qe vende si Shqiperia per te krijuar nje kinematografi qe te beje 10-15 filma ne vit...

E pamundur.

Kinema nuk ka. Filmat i shikojne ne televizion sepse keshtu erdhen kohet. Por nuk eshte i njejti emocion qe merr ne salle ku njerezit reagojne, por kjo eshte nje gje si me thene... Komode, ai qe do te shijoje veren me kualitet etj., etj... Prandaj filmi ne Shqiperi duhet qe domosdoshmerisht te beje perzgjedhje te skenareve te mire, t'i beje keto skenare dhe te jene pjese e kultures shqiptare, jo ajo pjese e kultures shqiptare qe mos te shihet me kenaqesi neper bote, te shihet normalisht. A do te gjeje treg, ky eshte problemi. Sepse pa treg, filmi ne Amerike ka qene nje biznes...

Dhe po behet gjithnje e me shume biznes.

Lexoja diku... kam punuar per nje reviste profesionale angleze dhe beheshin anketa ne perendim. "Cfare filmi deshironi te shihni" dhe pergjigjeshin njerezit, pra kete metode perdornin. Dhe mblidhte producenti stafin e diskutonin, sepse tregu e kerkon kete gje.

Keshtu funksionon dhe televizioni ne shumicen e rasteve.

E pra. Eshte nje problem midis asaj cka kerkojme ne nga kinematografia dhe asaj cfare kerkojne njerezit. Dhe te behen filmat po te pakten ato 2-3 te behen realisht te mire.

Ju thate qe kerkesa juaj e pare ishte te studionit per letersi, thate qe madje keni shkruar dicka te gazeta "Zeri i Rinise" ku dhe eshte botuar. C'rol ka luajtur libri ne jeten tuaj?

Ah libri. Une edhe sot e kesaj dite nuk e ndaj librin dhe them edhe kete qe libri nuk do te humbase kurre. Sigurisht per masen me te madhe te popullit, ndoshta jo per te gjithe, po per intelektualet libri do te jete.

A ka ndonje titull qe e kujtoni dhe qe e lexoni e rilexoni shume here?

Nder shkrimtaret e mi te preferuar, pa diskutim eshte Shekspiri qe i rikthehem. Por dhe "Vellezerit Karamazovi" i Dostojevskit, jep shume pergjigje...

Z.Anagnosti a ka qene politika nje pasion i juaji?

Absolutisht jo.

Si shpjegohet atehere qe u aktivizua me PD-ne me 1991?

Atehere e ndieja si nje detyre qytetare pa qene anetar i asnje partie. Per te dhene ndihmesen time, aq sa mund te jepja.

Po perpara viteve '90 nuk eshte se ishte ndonje nga pasionet tuaja?

Absolutisht qe jo. Perkundrazi ishte alergji te qenit ne politike.

A e demton politika nje artist?

Nuk e di, ma merr mendja qe varet nga njeriu.

Si shpjegohet qe shume prej artisteve deri ne vitin '90, shkrimtare, kineaste dhe te tjere u perfshine ne politike pas vitit 1990? Ishte nje mundesi per mbijetese? Ishte nje shtyse e brendshme?

Une po them te gjithe krijuesit shqiptare kane vuajtur per censuren. Dhe ky clirim nga censura krijoi hov dhe deshire per te qene te lire...

C'do me thene te vuash nga censura?

Te vuash nga censura domethene te dhunosh veten tende.

Mund te ma shpjegoni?

Domethene, ti shkon te trajtosh nje karakter dhe s'e trajton dot, nje ngjarje dhe se trajton dot per arsye se ai ka vene kodet e veta kjo keshtu, kjo keshtu.

Kishte nje autocensure edhe tek ju ne moment kur benit filmin?

Patjeter, patjeter. I kishe te ndara hesapet kjo kalon, kjo s'kalon. Duhet te rrezikoje. Tani gjerat ishin caktuar, ajo qe ishte, ishte, nuk kishte rruge ne mes qe te anoje pak.

Ju ka qelluar te rikthenit nje film per te ripare, ripunuar?

Jane bere verejtje.

Qe reflektoheshin pastaj ne film?

Dhe detyrimisht duhet t'i shihje ato verejtje. Filmi perfundimisht, pasi kalonte kontrollin paraprak nga anetare qe vinin nga Komiteti Qendror, Partise, Ministrite etj., etj. Pastaj shihej qe jane bere verejtje, behej kopja e pare. Dhe kopja e pare shkonte ne Bllok edhe e shihte shoku Enver.

Te cdo filmi?

Te cdo filmi.

Cdo film e shikonte Enver Hoxha perpara se te dilte?

Po. Kurse me letersine merrej tjeterkush.

Kinematografia kishte kosto dhe impakt me te madh.

Ai i shihte, ne qofte se ai thoshte mire te dale, fillonin te beheshin kopjet e tjera me radhe. E jepte ai miratimin. Ne qofte se jo, vinin bubullimat...

Deri ku shkonin ndeshkimet?

Ndeshkimet? Ishin te karakterit me teper... Nuk e di... Viktor Stratoberdha kujtoj qe pati probleme... Do ta ribeje, asgje tjeter. Te benin verejtje. Sepse kontrolli ishte i vazhdueshem... Aty vihej re ndonje gje qe... Per shembull, filmi im "Vellezer dhe shoke" shkoi deri siper. Mori ne telefon drejtori dhe uroi. Pastaj erdhi kopacja mbledhje pas mbledhjeje, vajza nuk mund te perdhunohet, e me the te thashe. Shkuam perseri per xhirime, e te thoshin: "e rregullove, bravo djale i mire". Qe ne ate kohe une thashe qe nuk do te bej me filma dhe s'bera me per 2 vjet. Ndenja ne redaksi, bera nja dy skenare, nje qe e kam bere film bashke me Vathin, "Besa e kuqe" edhe nje tjeter "Fraktura", bashke me Pirro Milkanin. Pastaj, ishte nje dokumentar qe u riktheva, "Vitet e vegjelise".

Sa filma keni realizuar ne karrieren tuaj?

Ku di une.

Nuk i keni numeruar?

Nja 10 a 12 filma. Tema kryesore pastaj ndonje dokumentar.

A keni me tundimin per te marre kameren dhe per te xhiruar nje film tjeter?

Jo, Jo.

Jo?

Jo, jo absolutisht jo tashti sepse them ketu qe e kam mbyllur ate muhabet...

Mos thoni qe e kam mbyllur sic e mbyllet atehere per 2 vjet?

Jo, atehere kisha nje skenar te shkurter dhe e doja ta beja ate film duke perfituar dhe nga Qendra Kombetare e Kinematografise. Tani bej tjeter gje. Ato qe dikur nuk i bera film, i bej ne letersi. Dhe jam shume mire.

Mund te botoni?

Po, besoj se po.

Nje liber? C'zhaner, mund te thuhet?

Po tregime, poezi. Kam shkruar dhe nje drame qe e kam vene ne skene ne Teatrin Kombetar. Dhe ju e keni filmuar, televizioni Klan, eshte "Nata e trokitjeve ne xhama".

Nese do te kishit mundesi financiare dhe frymezimin e duhur per te bere nje film si do ta titullonit?

Te beja nje film me mundesi financiare? Kam plot gjera per te thene dhe mund te beja film perseri. Po problemi eshte per ke do ta beja, ku do ta shfaqja filmin?

Dileme mbetet kjo.

Dilema mbetet kjo sepse... Mire e bera filmin, korri sukses, morri cmim ketu e atje, vleresim eshte. Problemi eshte ta shohin njerezit.

Ne televizion.

Atehere televizioni mbetet i vetmi dhe une...

Te pakten ne Shqiperi eshte e sigurt qe mbetet vetem televizioni. A keni marre cmime nderkombetare me "Gjoleken..."?

Po. Edhe me "Gjoleken...". Ne festivalin e Romes kam marre cmime.

Cilat ishin komentet nderkombetare per te?

Komentet ishin motivacione, te treguarit ne menyre poetike te ngjarjes.

Si eshte jeta e dy artisteve? Ju dhe bashkeshortja juaj, jeni dy artiste.

Jeta jone eshte goxha interesante, intensive, me diskutime, me grindje per problemet. Ne jemi vetem tani sepse vajzat jane martuar. Njera eshte mjeke, tjetra ne Amerike, juriste. Kemi 3 djem dhe nje vajze e ka emrin Marigo, se keshtu ia ka vene e ema pa pyetur. Flasim ne telefon, jetojme me keto emocione.

Ju nuk e perdorni celularin?

Nuk e perdor sepse e konsideroj nje skllaveri, dua te jem i lire, s'dua t'i shtoj vetes dhe ate. Keshtu, jam vertet i lire.

Dhe ndiheni mire? Nje njeri qe ka punuar gjithe jeten, ka qene aktiv...

Punoj akoma.

Vazhdoni te punoni me letersine?

Po, vazhdoj me letersine. Por punoj dhe ne shtepi, pune mekanike. Jam i apasionuar me detin.

Jetoni me shume ne Tirane apo shkoni dhe ne fshatin tuaj?

Ne Tirane, por shkojme dhe ne shtepine tone ne Jale dhe zhytemi e notojme.

E ruani ende pasionin per detin?

Pa diskutim. Kam edhe niperit qe jane nen drejtimin tim e qe duhet te mesojne te zhyten. Joni zhytet, eshte notar jashtezakonisht i mire.

Fund


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›