Dy aksidente, një i vdekur e 4 të plagosur

Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Rovje, ku ka dalë nga rruga një kamion.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje, ku konstatuan se viktima ishte shtetasi Firi Rika, ndërsa kanë mbetur të plagosur shtetasit Ferat Rika, drejtues i kamionit si dhe Sh.Henko.
Të dëmtuarit u dërguan me urgjencë për në spitalin e Gramshit, ku edhe u është dhënë ndihma e parë mjekësore. Grupi hetimor u dërgua në vendin e ngjarjes, ku po punon për të përcaktuar saktë shkaqet e daljes së mjetit nga rruga.
Po sot, një tjetër aksident është shënuar në vendin e quajtur “Kthesat e fshatit Fikas”, ku janë përplasur dy automjete. Zëdhënësja e policisë së Elbasanit bëri me dije se një mjet tip Benz, i cili drejtohej nga shtetasja Z.Zaco, 31-vjeçe me banim në Tiranë përplaset me mjetin tip Benz, i cili drejtohej nga shtetasi G. Markja, rreth moshës 37-vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve te cilët u dërguan ne Spitalin Kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore. /S.Ll/Start/
2011-11-22 14:23