Ja pse e sulmojnë njeriun e së vërtetës...
Nëse ka pasur një kohë kur unë ndiqja me interes punimet e parlamentit tonë të “demokratizuar”, ka qenë pikërisht koha kur në këtë parlament ndodheshin 28 deputetë nga shtresat antikomuniste apo të prejardhur nga fronti i parë i luftës kundra diktaturës komuniste, pra gjatë legjislaturës 92-96. Janë të paharruara debatet e drejtpërdrejta të deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me krimet e komunizmit dhe mbrojtjen e vlerave demokratike..., por sidomos përpjekjet në sinkron me deputetët e tjerë të kësaj force politike për të ringjallur besimin e popullit të shumëvuajtur për epokën e re demokratike që sapo kishte ardhur në Shqipëri, pavarësisht nga vështirësitë e natyrshme të kësaj “lindjeje të vështirë”, në të gjitha fushat e jetës. Të pamësuar me fjalën e lirë, shqiptarët prisnin me padurim seancat e parlamentit për të mësuar sa më shumë nga fjalimet e oratorëve, jo shumë “të sprovuar demokratikisht”, por gjithsesi ishin të zjarrtë e të sinqertë kundra së kaluarës së zezë dhe të ardhmes demokratike...
Pas vitit 1997, me rikthimin e PPSH-së me anë të forcës në pushtet, me siglën e gënjeshtërt “Parti Socialiste”, oratorët e demokracisë së vërtetë të viteve ‘92-‘97, gati nuk pipëtinin fare në këtë parlament të mazhorancës komuniste. Deputetët e Partisë Demokratike ishin pothuajse të rinj në Tempullin e Demokracisë dhe të angazhuar tërësisht pas krye-deputetit të tyre, Sali Berisha, për të demaskuar më tepër pushtetin e pamerituar të maxhorancës antidemokratike të socialistëve, se sa për të mbrojtur vlerat dhe shtresat antikomuniste që sakrifikuan aq shumë, disa breza, për ta ringritur këtë tempull.. Kjo qe një periudhë e trishtuar për demokracinë në Shqipëri dhe shtresat e persekutuara me dekada, nga diktatura e proletariatit...
Strategjia e liderit demokrat, z. Sali Berisha, për të paraqitur brezin e ri të shtetarëve demokratë të arsimuar në perëndim për deputet në zgjedhjet e 2005-ës, funksionoi mrekullisht për shpëtimin e Shqipërisë e të shqiptarëve nga rrokullima ku po i vithisnin pasardhësit e PPSH-së.
Një ndër këta shtetarë të arsimuar në perëndim, patriot dhe me shpirt demokrati të vërtetë, ishte Bujar Leskaj. Nuk them se të tjerët, brezi i tij, deputetë në mazhorancën demokratike në Parlament, në legjislaturën 2005-2009, nuk përfaqësonin siç duhej vlerat demokratike dhe interesat imediate të popullit në përgjithësi dhe të shtresës së të burgosurve politikë, pronarëve dhe kulakëve, por Bujar Leskaj sikur spikaste më tepër nga të tjerët. Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Me Bujar Leskajn, ministër apo deputet, të burgosurit politikë dhe përgjithësisht të përndjekurit nga diktatura komuniste gjetën “ Një kishë ku të faleshin”. Kjo nuk mohohet nga askush. Dhe s’ka se si të mohohet. Sepse Bujar Leskaj e ka treguar me vepra dh jo me fjalë. Po cilat janë veprat e tij? Asnjeri në botë nuk bën veprime që s’ia thotë zemra, ideali i tij për të vërtetën. “Njeriu ka të drejtë të njohë të vërtetën, thotë poeti i persekutuar, Visar Zhiti. Të vërtetën e vetes dhe të vërtetën e popullit të vet. Pa njohur të vërtetën nuk kupton dot të tashmen, nuk ndërton dot të ardhmen dhe nuk ke sistemuar dot përvojën tënde e cila të pengon nëse nuk shndërrohet në mësim dhe përvojë. Detyrimisht duhen hapur dhe duhen parë gjërat. Ne ndoshta zgjatemi bezdisshëm (në tranzicion, B. Ç.) sepse nuk i kemi përcaktuar të vërtetat tona, i kemi lënë të vagëlluara, ose të grisura, ose të pahapura. Prandaj do të vuajmë për hir të kësaj pjese... “.
Pikërisht për këtë të vërtetë ishte shtetari dhe deputeti Bujar Leskaj, nga Vlora e Pavarësisë, e Flamurit dhe e luftërave të pareshtura patriotike për liri e mëvetësi kombëtare. Libri i tij me të vërteta historike të dokumentuara me titull “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë”, tregon shpirtin e tij të pastër, demokrat dhe të frymëzuar nga bëmat e njerëzve të shquar të Vlorës, të kombit të tij, njëkohësisht...
Ishte Bujar Leskaj, ministër, që u botuan librat e poetëve të pushkatuar, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës dhe u ngritën bustet e tyre në qytetin e Librazhdit...Ishte Bujar Leskaj, ministër, që u nderua At Zef Pëllumbi dhe vepra e tij monumentale, “ Rrno, për me tregue” ...Do të ngrihej burgu i Spaçit në Muze, po të mos ishte larguar Bujar Leskaj nga detyra e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sporteve...Ishte deputeti, ndoshta i vetmi, që ngulte këmbë dhe sugjeronte dhe mbronte me kompetencën e doktorit të shkencave në ekonomi, ligjin për “Dëmshpërblimin e të Burgosurve dhe të Internuarve Politikë”... Po ky, Bujar Leskaj, ishte pikërisht deputeti që propozoi në parlament që, fillimi i “Kryengritjes së të Burgosurve Politikë të Spaçit”, më 21 Maj, të shpallej “Ditë Përkujtimore Kombëtare”... Me siguri që do të ishte ngritur edhe Obelisku i premtuar aq shumë “Në kujtim të luftëtarëve antikomunistë të Shqipërisë”, në vendin ku u shemb busti i diktatorit, nëse Bujar Leskaj do të vazhdonte detyrën e tij si ministër i kabinetit qeveritar “Berisha-2”...Këto ditë doli në qarkullim libri i fundit i zotit Bujar, me titull “Muza e qëndresës”, tek i cili analizohen veprat e shkruara nën terrorin komunist prej të burgosurve politikë, të cilët janë ende gjallë, por edhe të të pushkatuarve e të varurve në litar për lirinë e fjalës dhe sistemin demokratik pro perëndimor. Në “Muzat e qëndresës”, janë analizuar veprat e autorëve: Vilson Blloshmi, Astrit Delvina, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti, Bedri Çoku, Fatos Lubonja, Koço Kosta, Makensen Bungo, Henrik S. G. (Henrik Gjoka), Drita Çomo, Uran Kalakula, Havzi Nela, Musine Kokalari, Ejëll Çoba, Luan Myftiu, Amik Kasoruho, Beqir Ajazi, Ahmet Bushati, Leka Toto, Lekë Tasi, Petraq Kolevica, Gëzim Çela, Halil Laze, Gëzim Hajdari, Fatbardha Mulleti...
Me siguri që këta të burgosur politikë dhe demokratë të vërtetë e kanë pritur me gëzim dekretimin e Presidentit për zotin Bujar Leskaj në postin e rëndësishëm, “Kryetar i Kontrollit të Shtetit”, sepse njerëz të tillë, patriotë të ndershëm e demokratë të vërtetë i duhen Shqipërisë dhe shtetit tonë, me themelet e dobësuara nga korrupsioni dhe ligësitë e të korruptuarve...
Kam bindje se kjo përzgjedhje vendos një ekuilibër të munguar në marrëdhëniet ndërshtetërore midis mazhorancës dhe presidencës, po aq edhe një kontribut të vyer midis shtetit, qeverisë dhe shtresave të dëmtuara nga lufta për jetë a vdekje kundra komunizmit...
Po kaq indinjuese janë disa shkrime kundra këtij dekretimi të Presidentit Bamir Topi, për Bujar Leskajn, të cilat të kujtojnë metodat e pështira të thashethemeve me biografitë e njerëzve në diktaturë. Si puna e minjve që gërmojnë nëpër haletë e shtëpive...Edhe sikur të kenë të drejtë për ndonjë aspekt të jetës së një njeriu, filozofi amerikan, Santajana thotë: “I mirë nuk është ai njeri që ka qenë i mirë dhe është bërë i keq, por i mirë është ai që ka qenë i keq dhe është bërë i mirë!”. Bujar Leskaj e ka treguar me vepra se është i mirë dhe i dobishëm për vendin dhe popullin e tij.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)