Plagosi një shtetas në fushatën e PS, pranga 18-vjeçarit

Në pranga ra shtetasi Kristo Kodra, 18-vjeç, banues në Tiranë. Kapja e tij u realizua mesditën e sotme në një banesë të ndodhur në Bulevardin “Zogu I“ në Tiranë.
18 Vjeçari dyshohet se më datë 12 Prill 2011 në zonën e Tiranës së re, përgjatë momenteve të zhvillimit të fushatës së subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë, ka plagosur rëndë me armë të ftohtë thikë 22 vjeçarin Ali Doci.
Këtë plagosje dyshohet se e ka realizuar në bashkëpunim me shtetasin Arben Ristani, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të Plagosjes së rëndë me dashje. /Start/
2011-11-22 14:30