“BE ka pritshmëri nga policia shqiptare”

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi, theksoi se pritshmëritë e Unionit janë të qarta.
"Pritshmëritë e BE-së janë serioze dhe të qarta. Policia Shqiptare po punon për të arritur standardet e kërkuara nga ne, dhe kjo na jep besimin e duhur për realizimin e objektivave dhe arritjen e standardeve të BE-së", theksoi ai në Konferencën për projektin PAMECA 3. Duke u fokusuar tek shifrat, Sequi bëri të ditur se "BE, ka investuar në Shqipëri vitin e kaluar 90 milion Euro, ndërkohë që këtë vit, ka lëvruar një fond prej 7 milion Eurosh në muajt e parë të vitit dhe gjatë muajit të kaluar 3.5 milion Euro të tjera. Këto të fundit janë investuar në pajisje ushtarake detare".
Sipas tij, reforma në polici është e domosdoshme për të siguruar tek qytetarët Shqiptar qetësin dhe rendin e nevojshëm për një jetë normale. "Fondi i lëvruar nga BE në drejtim të kësaj reforme, mbulohet totalisht nga taksa paguesit evropian. Kjo me qëllimin madhor, që edhe në Shqipëri ashtu si në Evropë të mbizotëroj rendi dhe qetësia", nënvizoi Sequi.
Për sa i takon kësaj të fundit, rendit publik, trafikut, si dhe menaxhimit të integruar të kufijve, Sequi siguroi se “BE, mbështet totalisht projektin “QNOD”, e cila do të siguroi radjo-komunikim dhe shpërndarje cilësore të informacionit, pasi koordinimi është thelbi", i cili më tej u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar.
Në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Palëve të Interesuara, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani nënvizoi si arritje kryesore të kësaj periudhe përgatitjen dhe më tej aprovimin nga Këshilli i Ministrave të Strategjisë së Trajnimit 2011-2016, Strategjisë për Barazinë Gjinore, dhe të Politikave e Procedurave për Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare.
Nishani shprehu bindjen se realizimi i këtij projekti do të shënojë një progres të dukshëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. “Duke punuar ngushtësisht dhe duke mbajtur hapur dialogun me përfituesin dhe partnerët do të bëjmë të mundur që objektivat e këtij projekti të përkthehen në realitet operacional dhe rezultate të standarteve të kërkuara, e po kështu kontribuojmë në plotësimin e 12 prioriteteve të adresuara nga Bashkimi Europian lidhur me çështjet e brendshme si migracioni, azili, politikat e vizave dhe menaxhimi i kufijve”, theksoi Nishani. /Start/
2011-11-22 15:22