E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy alltitë e Dautit, vidhen

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 09:56

Dy revole të kalibrit të madh janë vjedhur nga vetura e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Ngjarja ka ndodhur më nëntë shtator, pak para mesnatës, në një parking afër restorantit “Tiffany”, në Prishtinë.

Burime nga Policia kanë thënë se vetura, që ishte në shfrytëzim nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është thyer dhe në të janë vjedhur gjësende të ndryshme, përfshirë edhe dy revole të kalibrit 9 milimetra, që ndodheshin në të, raporton Koha Ditore. Vjedhjen e këtyre dy revoleve e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por nuk ka dhënë detaje se të kujt kanë qenë ato. Policia ka konfirmuar se të dyja armët kanë pasur leje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ngjarja në Polici është raportuar dhe klasifikuar si vjedhje e rëndë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›