E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ambasadorë dhe Rama lexojnë Don Kishotin para studentëve

Ceremonia Kremtohet Dita Ndërkombëtare e Librit në nderim të gjenive të letrave botërore

Dita Ndërkombëtare e Librit. 23 prilli është pagëzuar si e tillë, në nderim të autorëve gjenialë të letrave botërore, spanjollit Miguel de Cervantes, autorit më të madh të letërsisë spanjolle të të gjitha kohërave, anglezit William Shakespeare dhe kronikanit Garcilaso de la Vega. Ishte kjo pikënisja që UNESCO në vitin 1995 shpalli 23 prillin e çdo viti si “Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit”.

Në kuadër të Javës së Letërsisë Spanjolle, kryeqyteti shqiptar, përmes Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, ka promovuar festimin e këtij eventi të veçantë, duke iu bashkuar kështu një iniciative e cila zhvillohet në po këtë ditë në kryeqytetet kryesore të botës dhe ku lajtmotivi është letërsia.

Me pjesëmarrjen e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ambasadorit të SHBA-së John Withers, kreut të prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch, si dhe ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, u zhvillua leximi i tretë publik i “Don Kishotit të Manches”. Përpara se të lexonte disa pasazhe të shkëputura nga vepra e Miguel de Cervantes, përkthyer në shqip nga gjuhëtari dhe përkthyesi i njohur Petro Zheji, që sipas kreut të bashkisë, “së bashku me Fan Nolin e sollën Cervantes-in në ‘high definition’ gjuhësor”, Rama iu drejtua auditorit të tejmbushur me këto fjalë: “Me leximin e Cervantes-it, për sa tregon për Don Kishotin, kur është fjala për shqipen ka një problem të vogël, sepse sojliu i Cervantes-it ka ardhur i mishëruar dy herë para syve tanë, nëpërmjet penës së lyer me shqipen përrallore të dy sojlive shqiptarë, të të pavdekshmit Fan Noli dhe të pazëvendësueshmit Petro Zheji.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar, në praninë e personaliteteve të rëndësishme të jetës publike dhe kulturore të Shqipërisë, por dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, u lexuan pjesë të kësaj vepre të madhe të Cervantes-it nga ambasadori Withers e Robert Bocsh, për t’u dhënë kështu zë këtyre shkronjave universale.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›