E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy astronautet e anijes Endevor perfundojne punimet e mirembajtjes

Dy astronaute te anijes Endevour perfunduan punimet e mirembjatjes ne hapesire dhe po instalojne antenat per komunikimin me vale ne Stacionin Orbital Nderkombetar.

Gjate ecjes ne hapesire qe pritet te zgjase me shume se 6 ore Andrew Feustel dhe Greg Chamitof hoqen dy pajisje eksperimentale qe ishin vendosur jashte stacionit qe nga viti 2009 dhe qe tani do te rikthehen ne Toke.

Ata instaluan dhe nje paisje te domosdoshme per sistemin ftohes te stacionit. Ne ecjen e tyre te dyte ne hapesire diten e diele astronautet do te vendosin amoniak ne sistemin ftohes.

Mbasi te perfundojne punen e tyre te mirembajtjes Feustel dhe Chamitoff nisen te instalojne antenat dhe sistemin kabllor per komunikimin me vale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›