Barroso ne Prishtine Kosova ka te ardhme evropiane

Presidenti i Komisionit Evropian Jos Manuel Barroso tha sot ne Prishtine se Kosova ka te ardhme evropiane por per kete duhet te permbushe reformat e nevojshme perfshire sundimin e ligjit. Duke i siguruar zyrtaret e larte te Kosoves per mbeshtetjen e Komisionit Evropian ai u beri thirrje edhe per vazhdim te angazhimit ne menyre konstruktive ne bisedimet me Beogradin.
Presidenti i Komisionit Evropian Jos Manuel Barroso beri thirrje per reforma te thella ne Kosove perfshire luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne funksion te permbushjes se synimit te saj per integrim ne Bashkimin Evropian. Ai i beri keto komente gjate qendrimit te tij ne Prishtine ku u takua me udheheqesit me te larte te vendit te cilet i siguroi per mbeshtetjen e Komisionit Evropian per rrugen e Kosoves drejt Evropes.
Qellimi i vizites sime eshte i qarte. Jam ketu per te qe te konfirmoje perkushtimin e fuqishem per ardhmerine evropiane te Kosoves tha zoti Barroso duke nenvizuar se Kosova duhet te beje pjesen e saj te punes ne rrugetimin e saj evropian.
Kosova duhet te vazhdoje reformat e saj me perkushtim pergjegjesi politike dhe ne frymen e kompromisit. Duhet me shume pune per forcimin e sundimit te ligjit administrates publike ti jap shtyse zhvillimit shoqeror dhe ekonomik dhe te zhvilloje raporte te mira fqinjesore.
Zoti Barroso erdhi ne Prishtine nga Beogradi ku mes tjerash kishte vene theksin edhe tek nevoja qe te dyja palet te gjejne zgjidhje per ceshtjet e perbashketa ne kuader te bisedimeve qe tashme po zhvillohen me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian.
I bej thirrje Kosoves qe te vazhdoje te angazhohet ne menyre konstruktive ne bisedimet me Beogradin tha zoti Barroso duke nenvizuar se eshte koha qe politikanet e te dyja paleve te punojne se bashku dhe te gjejne zgjidhje per veshtiresite praktike me te cilat perballen qytetaret e te dyja paleve ne jeten e tyre te perditshme.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci e siguroi zyrtarin e larte se Prishtina do te punoje per integrimet evropiane te Kosoves dhe rajonit.
Do te vazhdojme te kemi bashkepunim te mire dhe te shkelqyeshem me te gjithe fqinjet edhe me Maqedonine Shqiperine e Malin e Zi e gjithashtu besojme edhe ne dialogun qe do te rezultoje me sukses konkret ne mes te Kosoves dhe Serbise gjithmone ne perputhshmeri me standardet e vlerat evropiane dhe me zgjidhjet evropiane. Ne nuk jemi vendet e vetme qe kemi pasur konflikt por qe kane dialog dhe besojme ne te ardhme te perbashket qe do te jemi pjese e NATO-s dhe BE-se tha kryeministri Thaci.
Ne fund te ketyre bisedimeve Serbia pret te fitoje statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian ndersa edhe Kosova synon te afrohet me shume me keto struktura duke perfshire edhe liberalizimin e shpejte te vizave per qytetaret e saj meqe eshte vendi i vetem ne Evropen Juglindore qe ka mbetur jashte ketij procesi. Jane edhe pese vende nga Bashkimi Evropian qe ende nuk e kane njohur Kosoven duke u shnderruar kesisoj ne njeren nga pengesat kryesore te afrimit te saj me strukturat euroatlantike.