Heqja e imunitetit, Shehu: Mosvotimi i PS, paradoks politik
Deputeti i Partise Demokratike, Tritan Shehu, eshte shprehur se mosvotimi i opozites per heqjen e imunitetit ne seancen e 6 gusht ishte nje paradoks i vertete politik. Gjate nje prononcimi per TV Klan, deputeti Shehu u shpreh se kushtet qe opozita ka vendosur per kalimin ne Kuvend te heqjes se imunitetit tregojne perpjekjet per bllokim. “Ajo qe ndodhi me 6 gusht ishte nje paradoks i vertete politik, sepse me 6 gusht ne do te votonim nje draft per kufizimin e imunitetit, i cili ishte pergatitur nga institucionet nderkombetare dhe qe me pas ishte ndryshuar ne baze te propozimeve dhe kerkesave te qarta te PS”, - u shpreh deputeti Shehu. Me pas, ai ka sqaruar se rrezimi i tij u be vetem per shkak te nje koncepti negativist dhe bllokues qe lideri i PS ka sot, ne kete menyre Rama mendon se do te bllokoje proceset tona integruese ne BE, statusin e kandidatit, gje e cila realisht penalizon vendin, penalizon edhe elektoratin e vete PS. “Fakti i nje kushtezimi te ligjit per imunitetin me elemente te tjere qe lidhen me ndryshime shume te gjera te Kushtetutes, tregon pikerisht deshiren per ta bllokuar kete ligj, sepse nuk ka menyre me te mire sesa ta kushtezosh me shume gjera te tjera”, - ka deklaruar deputeti i PD-se.
Por, perveç diskutimit per heqjen e imunitetit, gjate sesionit te ri parlamentar, politika do te perballet edhe me nje tjeter çeshtje te rendesishme, ate te zgjedhjes se kryeprokurorit te ri . Z. Shehu ne kete rast tha se nuk kemi te bejme me nje zgjedhje politike, pasi ne baze te Kushtetutes zgjedhja e Prokurorit te Pergjithshem eshte eskluzivitet i Presidenti te Republikes. “Kjo nuk eshte nje çeshtje politike, nuk eshte nje çeshtje qe zgjidhet nepermjet marreveshjeve politike te çdo lloji qofshin, por eshte nje e drejte ekskluzive e Presidentit te Republikes. Eshte e drejta e Presidentit te Republikes te zgjedhe nje sere procedurash eshte e drejta e Presidentit te Republikes, qe pas nje thellimi ne kete çeshtje, te sjelle emrin qe mendon se eshte i pershtatshem per kete vend. Pra, une mendoj se ketu kemi te bejme me nje çeshtje institucionale dhe jo me nje çeshtje politike, e cila perfshin partite politike, pra kemi te bejme me nje problem qe e zgjidh Presidenti i Republikes me gjithe kompetencat e tij”, - tha deputeti Shehu. Gjithashtu, duke theksuar rendesine e ketij institucioni, deputeti i PD ka theksuar se Prokuroria ka nevoje per me teper dinamizem dhe nje vizion te qarte ne luften kunder krimit dhe korrupsionit.