E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen krimet, Doda: Shkak kushtet sociale dhe menaxhimi i krizave Sonila Isaku

Ndryshimet ekonomike dhe sociale rrisin mundesine per vetevrasje tek individet. Keshtu pohoi psikologia Dorina Doda, e cila thekson se familja dhe feja ndihmojne shume qe nje individ te mos mendoje te veteflijohet apo te shkoje drejt krimit. Personat, te cilet kryejne krime, sipas psikologes, ata e kane nje pikenisje, si dhe çrregullime te tjera mendore. Sipas Dodes, xhelozia ne format me ekstreme te saj e shoqeruar dhe me depresion apo ankth, te çon drejt vrasjeve. “Personi, i cili kryen nje krim, ka pasur nje presion psikologjik tek vetja e vet dhe me pas e ka shprehur ate me aktin qe ka kryer. Ka pasur nje çrregullim mendor, pra ne ato momente nuk ke qene nje person normal dhe akti qe ai ka kryer me pas ka qene nje akt jo i paramenduar”, - shprehet Doda. Po keshtu edhe psikologet pohojne se gjate kesaj vere ka nje rritje te rasteve te vrasjeve dhe vetevrasjeve, te cilat kane si shkak kryesor mosmenaxhimin e krizave te ndryshme nga ana e vete personit qe kryen krimin. Kriza brenda familjes, ajo ekonomike, por dhe koeficienti i ulet intelektual, jane tipare te akteve te tilla, te cilat po marrin gjithnje e me shume jete njerezish. Nga ana tjeter, mjeket psikiater sqarojne disa nga shenjat dalluese te sjelljes se ketyre personave perpara se te kryejne vrasjet. “Familjaret e shikojne qe ka diçka qe nuk shkon, qe ky person po konsumon shume me teper alkool, qe ky nuk eshte me i pergjegjshem te marre detyrimet ndaj vetes, qe shperthen shume shpejt, qe krijon shume shpejt problematika, qofte me veten, por edhe me ambientin perreth dhe nisur nga te tilla shenja, familjari qe mund te jetoje me te, duhet te mundohet ta ndergjegjesoje qe te mos shkoje deri te pasojat ekstreme”, - thote Arjana Reli. Per te parandaluar krime te tilla, familjaret ne momentet e shperthimit te agresivitetit te te afermve te tyre, nuk duhet te reagojne apo ta stimulojne duke u sjelle ne te njejten forme. Sipas psikiatres, nje sjellje e tille, indirekt e ndihmon personin ne kryerjen e krimit. Keta persona, te cilat jane autore te nje krimi apo te nje veteflijimi, ne pergjithesi nuk konsiderohen si te forte ne karakter, pasi gjithnje e me shume viktimat jane njerezit e aferm te familjes dhe kryesisht me te dobetit, grate, femijet deri dhe prinderit. Per kete arsye, psikiatrit keshillojne qe, nese ne familje kane persona, qe shfaqin shenja agresiviteti, te punojne per t'i bindur ata te trajtohen.

Keshilla per familjaret

Psikologet pohojne se familjaret ne te shumten e rasteve kur shohin te afermit e tyre te stresuar, edhe vete jane po aq te stresuar sa qe perballe nje stresi qe i sjell i afermi, ka nje shumefishim te presionit tek anetari tjeter i familjes, gje qe e gjeneron konfliktin dhe e çon deri ne vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›