Rama: Kryeprokurorin,në këmbim të imunitetit Rozeta Rapushi
Nje dite nga nisja e sesionit te ri parlamentar, Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kushtezoi serish dje dhenien e votave per kufizimin e imunitetit per zyrtaret, me zgjedhjen e Prokurorit te Pergjithshem dhe nje sere kerkesash te tjera. Ne nje komunikim me gazetaret, Rama theksoi faktin se socialistet jane pro kufizimit te imuniteteve, por bashke me to duhet te shqyrtohen dhe votohen te gjitha ndryshimet kushtetuese qe PS ka propozuar. “Vetem keshtu do t’i hapet rruge votimit ne parlament edhe per kufizimin e imunitetit brenda muajit shtator perpara gjykimit te tetorit ne Bruksel per kandidaturen e Shqiperise per statusin”, - beri te qarte kreu socialist. Sipas tij, grupi socialist eshte gati ta votoje sapo te mbyllet diskutimi edhe per ndryshimet e tjera kushtetuese te propozuara prej PS-se. Duke renditur edhe propozimet qe PS ka bere per te nderhyre ne Kushtetute. “Ne kemi propozuar qe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte te zgjidhen me 3/5 e votave te parlamentit. Me te njejten logjike kemi propozuar qe edhe Prokurori i Pergjithshem te votohet nga 3/5-at e deputeteve. Kemi propozuar po ashtu, qe ministrat dhe deputetet te hetohen e gjykohen ashtu siç hetohen e gjykohen gjithe qytetaret e zakonshem te ketij vendi, pra çdo politikan e sidomos pushtetar te gjykohet ne gjykatat e zakonshme dhe jo nga gjyqtaret qe i kane emeruar vete per te marre pastaj sherbimet e tyre, siç ka ndodhur ne disa raste flagrante korrupsioni ne Gjykaten e Larte me ministra te kesaj qeverie”, - u shpreh Rama. Ne kete kuader, per te, ne rast se mazhoranca kerkon realizimin e reformave, barazine para ligjit per qytetarin dhe pushtetarin ne kete vend, duhet ta votoje kete ndryshim thelbesor. “Te shikojme, nese do ta votojne. Kemi propozuar amendamente me afate konkrete per miratimin e dekreteve te presidentit lidhur me emerimin e gjyqtareve - qe dekretet te mos rrine per muaj e vite ne pritje, siç kane ndenjur ne sirtaret e zonjes Jozefine, per t’u kthyer sipas rastit ne pengje politike apo edhe letra me vlere monetare”, - vijoi ai. Rama permendi se PS ka propozuar gjithashtu qe rregullorja e Kuvendit te miratohet me shumice te cilesuar, me votat e shumices dhe te opozites. Propozime keto qe, sipas tij, i japin fuqi e garanci me te medha zgjedhesve te ketij vendi, qytetareve qe sot vuajne dyfish, edhe nga nje drejtesi e korruptuar edhe nga nje pushtet politik qe korrupton drejtesine me fuqine e vet te pa balancuar. Pavaresisht se renditi te gjitha kerkesat e PS-se, Rama tha se keto nuk jane kushte, por nje vizion i opozites per forcimin e sistemit te drejtesise permes nje reforme thelbesore kushtetuese. “Keto propozime tregojne qarte se kush jemi ne ne raport me drejtesine dhe çfare shteti duam te ndertojme. Nese pala tjeter do t’i votoje, atehere padyshim do te jete nje hap i madh perpara per vendin, per shoqerine dhe sigurisht edhe per çdo individ te kesaj shoqerie. Por do te jete dhe mbeshtetja me e madhe qe politika shqiptare mund t’i jape kandidatures se Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian ne tetor”, - beri te qarte kreu socialist.