E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, ne te fundit jave si nje qytet “pa jete” Sonila Isaku

Mesdita e djeshme te kujtonte fundin e muajit qershor kur te gjithe planifikojne se ku do te kalojne pushimet, ndersa fundjavat ne Tirane i gjen te boshatisura. Po ashtu, ka qene edhe ajo e djeshmja, por me nje ndryshim qe te gjithe duke filluar nga sot do te rendin drejt punes, drejt rutines se 9 muajve. Nderkohe qe ende nuk ka nisur viti shkollor, duket se fundja tjeter do te jete edhe me e zhurmshmja per vete faktin se te gjithe do t’i drejtohen bankave te shkolles dhe ajo fundjave i perket edhe pergatitjeve te fundit per gjithkend. Duket se e diela e ardhshme do te jete ndryshe nga ajo qe sapo lame pas, e cila ngjasoi me ato te 2 muajve te shkuar, ku pati vetem ate zhurmen e mengjesit ku te gjithe qytetaret preferuan te shfrytezojne kete dite pushimi per plazhe. Vapa perveluese edhe ne kete fillimshtatori boshatisi Tiranen duke bere qe vetem rruget dalese te saj te ishin te tejmbushura me trafik. Hyrja per te autostraden Tirane-Durres te tregon me se miri se pas je duke lene nje Tirane “te shkrete” dhe se shumica e kryeqytetasve jane drejtuar per ne zonat bregdetare. Me temperaturat e larta, te cilat gjate dites se djeshme kane shenuar mbi 32 grade celsius, pjesa me e madhe e kryeqytetasve kane preferuar kete fundjave t’i drejtohen bregdetit. E ndersa ky i fundit eshte mbushur plot, Tirana ne oret e drekes eshte dhe me e shkrete. Ne te, syte te zene vetem disa makina, te cilat vozisin lart e poshte nxitimthi, pasi temperaturat perveluese nuk mund te perballohen dhe per kete fakt gjithsecili deshiron qe te perfundoje kete udhetim te drekes. Nderkohe qe kembesoret zgjedhin rruget ku ka me shume hije, nderkohe qe ne çdo rruge ata mund t’i numerosh me gishtat e duarve se sa jane. Duket se kryeqyteti, i cili ka marre nje tjeter pamje, duke qene pothuajse e zbrazet, larg trafikut te renduar gjate diteve normale te javes. Edhe ata qytetare qe kane qendruar kane preferuar te kalojne oret e nxehta te paradites ne ambiente te gjelbra. “Kemi vetem dy dite qe jemi kthyer nga pushimet dhe preferuam qe te kalojme fundjaven ne periferi te Tiranes, ne ato lokale me ambient te gjelber, por me te vertete edhe sot duket sikur eshte mesi i korrikut ku te gjithe jane me pushime”, - shprehet Alda Mone, nje qytetare nga Tirana. Por si ajo jane me qindra te tjere, te cilet edhe pse ne kryeqytet duket se i jane larguar paska atij, per te kaluar kete fundjave shtatori. “Kjo ishte nje dite shume e mire per te shfrytezuar rrezet e diellit, ndaj edhe vendosa qe te shkoj ne pishina, tashme duhet te pres vitin tjeter per te perjetuar te njejten kenaqesi dhe relaks”, - shprehet nje tjeter qytetare.

E pavaresisht se ne stinen e gjetheve te verdha, meteorologet pohojne se serish edhe gjate javes ne vazhdim moti do te jete i favorshem per t’iu drejtuar plazhit, per vete faktin se temperaturat do te shenojne mbi normalen e ketij muaji. Por pavaresisht kesaj, duket se kjo do te jete e diela e fundit kur kryeqyteti do te jete pa jete, kur ate e braktisin te gjithe per t’i shpetuar vapes perveluese. Madje, edhe ata adhurues te pushimeve te shtatorit, duket se keto 10 dite i shfrytezojne per klimen jo te nxehte te bregdetit, por edhe per t’i shpetuar serish zhurmes, e cila nga Tirana zhvendoset ne zonat turistike. Nderkohe, per ata qe i kane perfunduar pushimet, kjo ishte fundjava e fundit e pushimeve, tashme Tirana do te marre jete... tashme Tirana do te zhurmoje.

Nisja e shkollave dhe rikthimi i trafikut

Si ne te gjitha kryeqytet edhe Tirana pergjate vitit vuan rendesen e trafikut, pas pushimeve te veres, kjo eshte me e dukshme ne diten e pare te nisjes se vitit shkollor. Te gjithe ata qe jane prinder mendojne te ndajne detyrat e tyre per te sistemuar femijet, te cilat ndryshojne menyren e arsimimit nga viti ne vit per shkak te vendosjeve te orareve paradite apo pasdite, por mengjesin e 10 shtatorit te gjithe duhet te jene ne shkolle apo kopshte. Nga ana tjeter, ata qe nuk kane te tilla preokupime te tilla preferojne qe nisjet per ne pune t’i kryejne me heret se zakonisht per shkak te trafikut te ngarkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›