Dy dekada per nje status
Edhe pas dy dekadash perpjekje e lobim Shqiperia nuk arrin dot te marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian veshtire ta ndeze driten jeshile per marrjen e ketij statusi. Paralelisht me pergatitjen e opinionit per Shqiperine nje delegacion i Parlamentit Evropian po viziton keto dite vendin tone.
Zyrtaret e larte kane konstatuar serish krize politike kane perseritur verejtjet e njohura dhe kane folur per pasojat ne lidhje me integrimin e vendit. Pergjithesisht partneret tane kane ende shume pakenaqesi per llojin tone te demokracise. Kritikat me te renda me sa duket jane per kriterin politik. Keshtu ne raportin e KE behet fjale per mungesen e stabilitetit te institucioneve demokratike dhe per procedurat parlamentare qe nuk funksionojne sic duhet per Parlamentin qe nuk ushtron mbikeqyrjen dhe kontrollin efektiv mbi qeverine.
Partneret evropiane nuk mund te falin mungesen e dialogut politik qe cilesohet konfrontues e jo konstruktiv madje jo vetem per shkak te ngercit politik qe prej zgjedhjeve te qershorit 2009. Ne opinionin per Shqiperine ceket gjithashtu problematika e zgjedhjeve te fundit qe serish vleresohen mire per Shqiperine. Po ashtu trajtohen ceshtje te pavaresise transparences dhe pergjegjshmerise se sistemit gjyqesor. Korrupsioni dhe krimi i organizuar jane te tjera argumente te trajtuara ne vazhdimesi. Por partneret nuk kane harruar te permendin nuk kishte se si kthimin dhe kompensimin e pronave duke vecuar numrin e larte te gjyqeve kunder Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
Mungesa ende e statusit te vendit kandidat te BE ne kerkim te te cilit Shqiperia eshte qe prej dy dekadash na kujton edhe njehere se sa shume gjera duhet te ndryshojme ne veten tone ne zgjedhjet politike qe bejme duke mbajtur ne pushtet vjeturinat e kohes se komunizmit ne konceptin per voten te cilen na e vjedhin e megjithate heshtim ne qendrimet ndaj se shkuares qe vend e pa vend e baltosim etj. Mungesa ende e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian na kujton para se gjithash pikerisht...statusin tone gjysme komunist. E pra ngerci ku jemi prej dy dekadash nuk mund te kapercehet me politikane qe vijne nga aradhat komuniste dhe te cileve u ka mbaruar vaji i kandilit me kohe e me vakt.
Me sa duket me gjithe perpelitjen dhe mundimet e medha ata qe jane mekuar me mesimet dhe metodat komuniste nuk mund te perditesohen me rregullat e demokracise. shte pikerisht ky shpjegimi kryesor per vonesat e vendit ne rrugen demokratike perfshire edhe ato vizat qe dikush po na i valevit si flamur suksesi dhe qe te tjeret i kane marre qe ne dekaden e pare te tranzicionit.
E verteta eshte qe bertasim deri ne kupe te qiellit per nje shoqeri te tregut dhe demokratike por vazhdojme te mbetemi viktime e ketyre ish-komunisteve te konvertuar ne demokrate qe ne te vertete jane njerez te pandreqshem. Per me keq jemi viktime e tekave dhe e lojerave te tyre pa sens. Shikoni se cpo ndodh prej disa ditesh per pune te Piramides. Jane ngritur ne kembe i madh e i vogel dhe diskutojne se cduhet bere me te Ne asnje vend tjeter te botes se perparuar ku ka eksperte apo historiane nuk merren te tjeret me shenjat dhe kujtimet e se shkuares apo me problemet e mprehta te planifikimit urban.
Ka qene perhere nje nga lojerat me te preferuara te politikes shqiptare qasja te objektet e rendesishme rendom ndertime per te cilat duhet te flasin dhe te vendosin ekspertet me ne fund ligjet. Keshtu ka ndodhur me ate mbikalimin e famshem te Zogu i Zi me tunelin e Kalimashit etj keshtu po ndodh edhe sot me Piramiden nje teme tashme kaq qesharake. Keto dhe shume lojera te tjera jane sajesa qe vecmas kreu aktual i qeverise shqiptare Sali Berisha i hedh here pas here ne mjedisin e politizuar shqiptar si shashka per cudi ato bejne vertet zhurme te madhe.
Dhe arrijne te zhvendosin vemendjen e qytetareve nga hallet e perditshme qe fillojne me papunesine dhe rritjen e cmimeve vazhdojne me mungesat uleritese te sherbimeve publike shendetesi transport qytetas etj. per te perfunduar me qendrimin e vendit ne vend prej 20 vitesh. Pa statusin qe e gezojne prej kohesh vendet e tjera te Ballkanit perjashto ndonje tek-tuk. Ne vend te statusit te vendit kandidat qe edhe kete here me sa duket e ka humbur Shqiperia gezon statusin e vendit perhere ne krize. Dhe kjo per shkak te politikes se vjeter dhe te politikaneve te vjeter per shkak te mos ndryshimit te ketyre bastardeve te ardhur nga kullat e komunizmit dhe nga perandoria e arbitraritetit.
Po terheq vemendjen e lexuesit ne nje detaj qe vjen natyrshem ne kete teme. Ne se ka ende ne vendet e tjera ish-komuniste te Evropes Lindore ndoca nga ata kreret e kudogjendur te vitit 90 ende te ngrefosur dhe cuditerisht gjoja ne lufte me komunizmin keshtu si te ne i kthej mbrapsht te gjitha sa thashe. Por nuk ka shans. Ngado qe ta vertisesh argumentin eshte koha per ndryshime te thella politike. Me se pari per zgjedhje te parakohshme. Humbem dy dekada por kjo nuk do te thote se mund te humbasim edhe nja dy te tjera...