E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari Gjerman

Ne nje liber te vjeter fantastikoshkencor shqiptari kozmonaut kthehet nga kozmosi dhe sheh qe ne Tirane mbahej rradhe vetem tek Teatri i Operas e Baletit ku njerezit shtyheshin per biletat e Operas. Gjithcka tjeter ishte zgjidhur.
Le te bejme sikur vime nga kozmosi e le te kemi per pak nje hall trendi. Halle filmash.
Per nje moment le ta zeme sikur halli me i madh qe kemi si komb eshte nese filmi Shqiptari i financuar pjeserisht edhe nga Qendra Kombetare e Kinemase eshte nje film qe te na beje te kthehemi ne kinema apo jo. Filmi Shqiptari - Der Albaner mori 2 cmime ne Moske njerin prej te cileve Nik Xhelilaj si aktori me i mire. Legjenda thote qe Niku ngaqe nuk e priste nuk kishte marre as kostumin me vete e mbase as nuk ishte ne salle.


DER ALBANER ME PAK FJAL
Der Albaner - po e quaj me titullin gjerman sepse me perjashtim te ca aktoreve e te ca parave ky ishte film gjerman - eshte historia e nje djali malesor Kreshnik Xhelilaj qe pasi e shohim te kthehet nga Greqia detyrohet te marre Gjermanine me skaf e pastaj ne kembe per te fituar 10 mije Euro.
10 mije Euro as sa i duhen per te blere nusen e vet shtatzane nga prinderit e saj perndryshe ata vrasin femijen ose e martojne vajzen diku tjeter.


Per keto 10 mije Euro klandestini Arben detyrohet te fleje si vagabond ne ndertesa te braktisura te beje pune ne te zeze te trafikoje dhe te vrase.
Klandestini Arben ne vitin 2009 data lexohet ne disa raste qarte nuk di se ceshte celulari nuk di se ceshte interneti nuk ka idene se cjane homoseksualet dhe bredh neper Gjermani me nje fjalor Gjermanisht-Shqip nen sqetull.


Vellai i vet Iliri Amos Zaharia nje adoleshent qe ben rep ne Bajram Curri dhe e shtyn kohen ne internet-kafe me floke te oksigjenuar dhe me shoqeri te keqe i perdor parate per te vajtur vete klandestin per nje qellim qe nuk merret vesh. Arbeni detyrohet te vrase nje mafioz a dike tjeter nuk u mor vesh qarte per ti marre parate.
Kur kthehet me parate vajza nuk eshte me ne shtepine e saj. E kane perzene.
Per te shtuar dramacitetin vajza thuhet qe eshte ne nje shtepi psikiatri ne Tirane ndersa te oborri ne shohim vetem nje shurdh-memec qe i bie te jete i vetmi pacient. Filmi mbyllet me nje skene patetike dhe absurde ku vajza Etleva Xhejlane Terbuni i flet rende Arbenit qan dhe smerret vesh mire pse. Me duket pse ky nuk u kthye ne kohe.



KINEMAJA E MIR
Ky film kishte disa gjera te mira.
Lajmi i pare i mire. Nik Xhelilaj eshte gjalle. Pas nje personazhi te zbehte te Trishtimi i zonjes Shnajder dhe nje karakteri te vdekur tek filmi Gjalle me ne fund ai po aktron. Me ne fund duket se ka kuptuar qe kinema nuk do te thote te jesh cun i bukur por do te thote te dish si te sillesh para kamerave. Une mendoj qe ky eshte filmi i pare i tij si aktor. Dhe cmimin e aktorit me te mire ne Moske pavaresisht se nuk e di ke ka pasur konkurent mendoj se e ka merituar. Bravo Nik. Rri gjalle.


Filmi ka disa momente te mira. Pjesa e takimit mes dy vellezerve ne Gjermani ka intensitet dhe vertetesi kryesisht fale aktoreve Xhelilaj dhe Zaharia qe japin nje performance shume te mire. Pjesa me koshin e bebes qe Niku e porosit nepermjet TV pavaresisht se si klandestin qe leket i mban ne qese ne gji duket e veshtire qe te mund te beje porosi blerje ne TV eshte nje gjetje simpatike skenari.


Me tej ky film nuk eshte me film. Filmi eshte i mbushur me alogjizma ne skenar qe i ben aktoret e shkrete te ngjajne si budallenj ka karaktere qe te paqepura fare dhe personazhi kryesor Arbeni ne fund te le thjesht shijen e nje personi egoist.
Vellai i Arbenit ne nje pike te filmit humbet e nuk merret me vesh per te. As i ati nuk pyet Arbenin per te kur Arbeni - ju kujtohet ai qe flinte ne biruca te mjera e nuk njihte celularin - kthehet ne malesi i veshur tere elegance e me nje makine me targa gjermane.
Njerezit qeshen nja dy here gjate filmit dhe qeshen me injorancen e madhe te Arbenit. Mua me vinte per te qare.



SHQIPRIA E MALEVE
Ky film fliste per nje ngjarje ne male por male nuk solli. Ti shihje Bajram Currin dhe muzika ne sfond ishte polifoni labe.
Aktoret ngjanin qesharake per shkak te gjuhes e te sjelljeve. Malesore qe flisnin me dialekt tiranas Xhejlania e shkrete qe iu shkermoq personazhi duke u perpjekur te fliste me gjuhe letrare. Etleva vajza e katundit qe mbante bluze me bel jashte. Vellezer malesore qe e marrin vesh te paret qe motra eshte shtatzane dhe me ke eshte me pare se i zoti i punes.
I vetmi qe solli nje karakter autentik malesori per shijet e mia dhe une i njoh malesoret ishte un Lajci.


Kam filluar ta dua shume po shume kete aktor. Ishte i vetmi qe nuk kerciste qe nuk sforcohej per tju pershtatur nje skenari te shkruar ne Berlin. Dikush mund te thote po mire ky film eshte bere per tregun e huaj dhe ata nuk duan tia dine se ne cdialekt flasin aktoret.
Shkoni thojani Francis Ford Coppola-s qe sicilianet e tij te flisnin si fiorentine te Kumbari.
Ky film eshte bere edhe me para shqiptare prandaj duhet te respektoje kete publik. Duhet TI PLQEJ KTIJ PUBLIKU Dhe publiku shqiptar nuk emocionohet dot nga historia e dy malesoreve qe flasin si cuna tirone ne maje te Bajram Currit. Shoqeruar ne sfond nga polifonia labe.



SHQIPRIA TURKE
Qe ne imazhet e para te filmit e me tej te dukej vetja se po shihje nje nga dhjetera filmat turq me drama rurale e me emigracion. Besoj se ketu problemi eshte teresisht i regjisorit.
Besoj qe ka ardhur te beje nje film per Shqiperine pa e njohur fare kete vend dhe me perkthyes/keshillues shume te keq. Dhe logjika keshtu na shohin te huajt nuk eshte e besueshme. shte vetem per te justifikuar ate qe filmi nuk arrin dot.
Gjate tere kohes me dukej sikur shihja film me kurde. Duket qe regjisori ka pare shume filma te Fatih Akin.
Mendoj se Qendra Kombetare e Kinematografise filmat turq tia lere Ankarase ti sponsorizoje dhe turqve ti bejne regjine.



GJERMANI - SHQIPRI 30
Filmi si dhe nje film tjeter i meparshem qe luhej ne Shqiperi dhe jashte shfaqi te njejtin problem pjesa shqiptare ishte shume me dobet sesa ajo jashte. Ishte me dobet ne skenar ne sheshe-xhirimi ne ndertim atmosfere dhe ne aktrim.
Kinemaja e re shqiptare po ngre klishera te cuditshme kushdo do e beje nje xhiro te trageti ne Fierze.
Absurd eshte fakti qe Nik Xhelilaj ben te njejtin udhetim si ne filmin Gjalle identik. Kjo nuk besoj se eshte plagjiature eshte thjesht nje klishe e lodhur ne te dyja rastet.


NJ SHQIPTAR ME NJ MILION DRAMA
Problemi madhor i filmit nga i cili vuante skenari dhe aktoret bashke me te ishte futja e nje milion dramave ne jeten e nje njeriu te vetem. Kur edhe vetem nje prej tyre mjaftonte per te bere nje film.
4 here takohet Arbeni me Etleven dhe te kater heret ajo i leshon nje super-hall te ri. Heren e pare familja e ka hequr nga shkolla heren e dyte duan ta shesin te nje burre heren e trete qe eshte shtazane kur e pret burri dhe heren e katert qe ata donin tia abortonin femijen me zor.
Si mund te behesh pjese e jetes se ketij cifti kur ky cift nuk eshte cift dhe sa here takohet nis nje drame te re nga e para. do 30 sekonda ne film del nga nje drame e re.


Ja tju rreshtoj dramat sociale qe ngre filmi
- deportim emigrantesh nga greket
- dhune policore ndaj klandestineve
- Familja rurale qe heq femijet nga shkolla
- familja rurale qe heq vajzen nga shkolla
- familja rurale qe mbyll vajzen brenda
- familja rurale qe shet vajzen
- familja rurale qe marton vajzen me shkuesi pa dhune
- shtatzani e padeshiruar
- trafikim me skaf drejt perendimit
- prostitucion homoseksual ne perendim
- te qenet i pastrehe ne perendim
- pune ne te zeze ne perendim
- abuzimi dhe shfrytezimi i punetoreve ne te zeze
- mungesa e sherbimeve shendetesore per emigrnatet e paligjshem ne perendim
- trafikim qeniesh njerezore
- vrasje per grabitje
- dhune/eleminim mes bandash trafikantesh
- trafik qeniesh njerezore
- tentative per abort me dhune
- pengmarrje
- detyrim per abort me dhune
- perzenie e vajzes nga shtepia prej familjes rurale


Te gjitha keto dhe ndonje qe mund te me kete shpetuar e kthyen filmin Shqiptari ne nje telenovele me 40 seri te ngushtuar ne 1 ore e trecereke. Keto drama i bene njerezit ne kinema te vuanin duke pare tere keto halle por pa u dhuruar kinema te vertete. Po te jete per telenovela ka ne TV plot madje me cilesore.


KINEMAJA E KEQE
Filmi si i tere te ngrinte pyetje te shumta qe nuk merrnin kurre pergjigje. Ne jemi mesuar ti quajme alogjizma. Nje film i pakopsitur dhe i zymte.
A do shkoja une ne kinema per ta pare Der Albaner Une edhe ne TV do e kisha nderruar kanalin pas 10 minutave te para. Dhe nuk ka justifikime. Nje film o eshte i mire o nuk eshte. Rruge te mesme ska.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›