Dy dëshmitarë për vrasjen e Fugës

Vendi ku u vra Arlind Fuga
Atentati në Tiranë, shoqërohen në polici 20 persona, dyshohet për serial atentatesh mes dy bandave.
Mikun e Shullazit e qëlluan nga një motor, hetohet hakmarrja.
Miku i Emiljano Shullazit, Arlind Fuga, 34 vjeç, dyshohet se është qëlluar gjashtë herë me pistoletë nga të paktën dy persona. Vrasësit kanë lëvizur me motor dhe menjëherë sapo kanë qëlluar mbi viktimën, janë larguar në drejtim të Rrugës së Kavajës duke shfrytëzuar errësirën e mbrëmjes. Nga rreth 20 persona të shoqëruar dje në Policinë e Tiranës, dy prej tyre kanë dhënë informacione të vlefshme, aq sa janë konsideruar dëshmitarë të ngjarjes. Këta dy persona janë shprehur se kanë parë nga larg lëvizjen e motorit pak kohë pas ekzekutimit të babait të dy fëmijëve, që njihej edhe me nofkën Pipja. Ndonëse janë zbardhur disa detaje në lidhje me mekanizmin e vrasjes, policia tha se nuk ka ende asnjë të dhënë konkrete për autorët e mundshëm të krimit. Pista kryesore e hetimit është vrasja e 34-vjeçarit për shkak të lidhjes së tij me Emiljano Shullazin, ndërsa ishte i njohur si sipërmarrës i punimeve të gipsit dhe pronar i një eurolotoje te Rruga e Kavajës. Nga aktiviteti privat i viktimës apo rrethi familjar, për momentin janë përjashtuar dyshimet, pista e vetme është miqësia e tij e ngushtë me Emiljano Shullazin, thanë burimet nga hetimi. Emri i Arlind Fugës del në dy dosje të viteve 2009 dhe 2010 në ngarkim të Emiljano Shullazit, ku ndaj tij kanë qenë ngritur akuzat trafik narkotikesh dhe veprimtari e organizuar kriminale. Sipas këtyre dosjeve, Arlind Fuga i kishte gjetur Shullazit banesën ku qëndroi dhe ku u arrestua në vitin 2006, ndërsa njihte edhe partneren e tij, Elona Fuga. Shtetasi Arlind Fuga, mësohet se ka rezultuar i përmendur edhe në dosjen e një shtetaseje të akuzuar për mashtrim, e cila në vitin 2007 mori një shumë parash pasi premtoi lirimin e Shullazit nga burgu.
Hetimet
Atentati ndaj 34-vjeçarit Arlind Fuga në Tiranë konsiderohet nga grupi hetimor i policisë si vazhdim i një zinxhiri

Viktima Arlind Fuga
hakmarrjesh mes dy bandave rivale në Tiranë. Nga burime të rezervuara të Policisë mësohet se grupi i hetimit ka sekuestruar në vendin e ngjarjes vetëm 6 gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 milimetra, model 54, të cilat po ekzaminohen në laboratorin e Policisë Shkencore. Arlind Fuga, sipas Policisë, nuk rezulton të ketë konflikt të drejtpërdrejtë me ndonjë person dhe madje nuk ka as precedentë penalë. Persona që e njohin dhe miqtë e tij kanë thënë në polici se ai ishte një besimtar i devotshëm dhe shumë i përkushtuar për familjen e tij, ndërsa merrej me një aktivitet privat, duke bërë punime gipsi nëpër banesa. Në këtë formë është njohur edhe me Emiljano Shullazin, siç e ka deklaruar edhe vetë para sa vitesh në deklarimet e tij për organet e drejtësisë, pas arrestimit të parë të Shullazit. Sipas Policisë, ekzekutimi i Fugës, i njohur me pseudonimin Pipja, po hetohet si krim i ndodhur në vazhdim të disa ngjarjeve të rënda të pazbardhura ende në Tiranë që nga korriku i vitit të kaluar. Për Policinë e Tiranës, vrasja e mbrëmjes së të martës është vazhdim i një zinxhiri hakmarrjesh, që pas plagosjes së Gilmando Danit, i cili është arrestuar dhe ndodhet në burg bashkë me Emiljano Shullazin, për armëmbajtje pa leje. Dani i ka shpëtuar një atentati më 25 qershor 2011, ku mbeti i plagosur pasi u qëllua disa herë me armë fare pranë banesës ku jeton ai dhe Shullazi. Pas kësaj ngjarjeje, në korrik 2011 vritet juristi Sokol Doçi, që sipas Policisë, ndodhi si hakmarrje për plagosjen e Danit, edhe pse ende mbetet pa autor. E disa javë pas vrasjes së Doçit ekzekutohet Arjan Selimi, edhe kjo ngjarje që sipas Policisë dyshohet po ashtu dyshohet të jetë kryer për hakmarrje. e.d
Vrasësit kanë lëvizur me motor dhe menjëherë sapo kanë qëlluar mbi viktimën, janë larguar në drejtim të Rrugës së Kavajës duke shfrytëzuar errësirën e mbrëmjes. Nga rreth 20 persona të shoqëruar dje në Policinë e Tiranës, dy prej tyre kanë dhënë informacione të vlefshme, aq sa janë konsideruar dëshmitarë të ngjarjes. Këta dy persona janë shprehur se kanë parë nga larg lëvizjen e motorit pak kohë pas ekzekutimit të babait të dy fëmijëve, që njihej edhe me nofkën Pipja. Ndonëse janë zbardhur disa detaje në lidhje me mekanizmin e vrasjes, policia tha se nuk ka ende asnjë të dhënë konkrete për autorët e mundshëm të krimit. Pista kryesore e hetimit është vrasja e 34-vjeçarit për shkak të lidhjes së tij me Emiljano Shullazin, ndërsa ishte i njohur si sipërmarrës i punimeve të gipsit dhe pronar i një eurolotoje te Rruga e Kavajës. Nga aktiviteti privat i viktimës apo rrethi familjar, për momentin janë përjashtuar dyshimet, pista e vetme është miqësia e tij e ngushtë me Emiljano Shullazin, thanë burimet nga hetimi. Emri i Arlind Fugës del në dy dosje të viteve 2009 dhe 2010 në ngarkim të Emiljano Shullazit, ku ndaj tij kanë qenë ngritur akuzat trafik narkotikesh dhe veprimtari e organizuar kriminale. Sipas këtyre dosjeve, Arlind Fuga i kishte gjetur Shullazit banesën ku qëndroi dhe ku u arrestua në vitin 2006, ndërsa njihte edhe partneren e tij, Elona Fuga. Shtetasi Arlind Fuga, mësohet se ka rezultuar i përmendur edhe në dosjen e një shtetaseje të akuzuar për mashtrim, e cila në vitin 2007 mori një shumë parash pasi premtoi lirimin e Shullazit nga burgu.Prokuroria
Materialet e para hetimore në lidhje me vrasjen e Arlind Fugës kanë mbërritur dje në Prokurorinë e Tiranës. Dosja është regjistruar nga sektori i hetimit të vrasjeve, ndërkohë që një prokuror i gatshëm ka ndjekur veprimet e para hetimore. Organi i akuzës tha se në bashkëpunim me policinë po hetohet për vrasjen e 34-vjeçarit Fuga.
Hetimet
Atentati ndaj 34-vjeçarit Arlind Fuga në Tiranë konsiderohet nga grupi hetimor i policisë si vazhdim i një zinxhiri hakmarrjesh mes dy bandave rivale në Tiranë. Nga burime të rezervuara të Policisë mësohet se grupi i hetimit ka sekuestruar në vendin e ngjarjes vetëm 6 gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.62 milimetra, model 54, të cilat po ekzaminohen në laboratorin e Policisë Shkencore. Arlind Fuga, sipas Policisë, nuk rezulton të ketë konflikt të drejtpërdrejtë me ndonjë person dhe madje nuk ka as precedentë penalë. Persona që e njohin dhe miqtë e tij kanë thënë në polici se ai ishte një besimtar i devotshëm dhe shumë i përkushtuar për familjen e tij, ndërsa merrej me një aktivitet privat, duke bërë punime gipsi nëpër banesa. Në këtë formë është njohur edhe me Emiljano Shullazin, siç e ka deklaruar edhe vetë para sa vitesh në deklarimet e tij për organet e drejtësisë, pas arrestimit të parë të Shullazit. Sipas Policisë, ekzekutimi i Fugës, i njohur me pseudonimin Pipja, po hetohet si krim i ndodhur në vazhdim të disa ngjarjeve të rënda të pazbardhura ende në Tiranë që nga korriku i vitit të kaluar. Për Policinë e Tiranës, vrasja e mbrëmjes së të martës është vazhdim i një zinxhiri hakmarrjesh, që pas plagosjes së Gilmando Danit, i cili është arrestuar dhe ndodhet në burg bashkë me Emiljano Shullazin, për armëmbajtje pa leje. Dani i ka shpëtuar një atentati më 25