E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançester Siti mund Çelsin, Arsenali kalon Totenhemin

Mançester Siti ka fituar në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Çelsit duke mbajtur ritmin e Mançester Junajtid në kampionat. Aktualisht skuadra e Fergusonit ka një pikë më shumë se sa Siti, i cili dje përmbysi disavantazhin e krijuar në pjesën e dytë nga goli i Kahill për londinezët. Sakaq, penallti e kthyer në gol nga Aguero dhe më pas goli i Samir Nasrisë u dhanë fitoren “qytetarëve”, të cilët vazhdojnë të besojnë se mund të rimarrin kryesimin e kampionatit. Ndërkohë, spostim vendesh në renditje janë hasur mes Totenhemit dhe Arsenalit. “Topçinjtë” janë tani në vendin e tretë me 55 pikë, një më shumë se sa Totenhemi, i cili barazoi mbrëmë në fushën e vet me Stoke Siti. Madje skuadra e Herri Rednap mund edhe të kishte humbur, pasi miqtë kryesuan deri në minutën e fundit të takimit, kur erdhi edhe goli i holandezit Rafael van der Vart. Sakaq, nuk arriti të ruajë avantazhin e dy golave në transfertë ndaj QPR-së, Liverpuli. Pas shënjestrave të Koates dhe Kajt erdhën tre golat e vendasve me anë të Derri, Sise dhe Makie. Me këtë barazim, “The Reds” renditen në vendin e shtatë me 42 pikë, pesë më pak se Njukasëll.

Ndeshjet/Mbrëmë
Man.Siti-Çelsi    2-1
Shënues: Aguero 78′ (p), Nasri 86′/ Kahill 60′
Totenham-Stoke    1-1
Shënues: Van Der Vart 90′/ Zherom 75′
Everton-Arsenal        0-1
Shënues: Vermalen 8′
QPR-Liverpul        3-2
Shënues: Derri 77′, Sise 86′, Makie 90′/ Koates 54′, Kajt 72′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›