Dy dilema drejt përqendrimit
U mbush një vit që nga zhvillimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vlerësimi për rregullsinë dhe ligjshmërin e tyre ende mbetet i dyzuar. Pikërisht, ky vlerësim plot kundërshtira prodhoi, fillimisht gjeneroi dhe më pas, thelloi një krizë të pandërprerë politike, e cila shkaktoi gjendje të rënduar ekonomike e financiare, si edhe një paralizë institucionale.
Edhe në këtë përvjetor të parë të këtyre zgjedhjeve, lideri i maxhorancës parlamentare i cilësoi këto si plotësisht të lira dhe të ndershme, gjatë të cilave – sipas tij - nuk pati asnjë provë për manipulim rezultatesh apo numërim të parregullt. Në një kohë që është bërë i njohur dhe asnjëherë i korrigjuar fakti i nxjerrë në pah gjatë raportit të OSBE/ODIHR-it, se në një të tretën e zonave të numërimit procesi është kryer keq ose shumë keq.
Mirëpo, antonimisht me deklaratat e Berishës, qoftë edhe me këtë të fundit, nga Selia rozë u shpreh me tone të larta përsëri një realitet i kundërt, pra që këto zgjedhje kanë qenë të manipuluara, aspak të drejta e demokratike, të cilat i kanë dhënë kreut të koalicionit aktual në pushtet krahë për ta çuar vendin përditë e më dridhshëm në kthetrat e tyre. Kështu që, ndërsa lideri i maxhorancës i cilësoi përsëri ato zgjedhje si starti i rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nga partitë e opozitës ajo ngjarje elektorale vazhdon të konsiderohet si një pengesë e rrezikshme për përmbushjen e ëndrrës europiane.
Në këtë klimë të trazuar, edhe ‘sinoptikanët’ janë ndarë disi më dysh. Njëra palë e tyre dëshiron t’i drejtohet publikut vendas me ca garancira, që u ngjajnë më së shumti atyre të fallxhoreve, se po t’i lutesh dhe përgjërohesh Perëndimit të forcohet organizmi prej rezeve të diellit që fshihet pas tij. Ndërsa, pala tjetër nuk mbetet pa u përgjigjur gjithnjë e me më tepër argumente, që të bindin në nevojën e transparencës, kthjellimit të ‘hartave’ elektorale, për t’u orientuar qartë në rrugën e së ardhmes që na pret.
***
Kështu, ndër njerëzit tanë po qarkullon më së pari një dilemë: me kthimin përpara dy muajve të opozitës në Parlament, ka apo nuk ka më krizë politike? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, në këto radhë mbase është më mirë që t’ua lëmë fjalën atyre që na vështrojnë nga kupolat e Perëndimit dhe që përpiqen, së paku me fjalë, të na përfshijnë në strukturat e tyre. Pavarësisht, se te shumica e popullit shqiptar, që sytë i ka mbajtur të përqendruar drejt tyre, ata po humbasin çdo ditë e më shumë respektin dhe besimin.
Pasi garantuan vendosjen e mirëkuptimit në jetën politike të vendit tonë, duke kërkuar si kusht futjen e opozitës në Parlament dhe ndërprerjen e grevës së urisë e të protestave masive, krerët e dy grupeve më të mëdha të eurodeputetëve gjatë një nate të kaluar në restorantin famëmadh të Strasburgut nuk arritën të bëjnë asgjë më shumë dhe më pak se sa një dështim të misionit që kishin marrë përsipër. Ndonëse pranohej që objekti i takimit të tyre me liderët kundërshtarë të politikës shqiptare, pra me njërin që ishte i gatshëm për çdo kompromis të bazuar te transparenca e zgjedhjeve, dhe me tjetrin që betohej edhe nëpërmjet ulërimave se emrin e kishte “dialog dhe ligj”, zoti Schultz e zoti Daul nuk duruan që mëngjesi i atij 21 maji dhe mëngjese të tjera pasuese t’i zinin në gojën e ‘Krokodilit’.
Por, megjithatë, kreu i europarlamentarëve të djathtë të Partive Popullore Europiane nuk u mjaftua me dështimin dhe, shumë shpejt fluturoi për në Tiranë. Zbriti këtu, siç u pa dhe u mor vesh fare qartë, jo për ndonjë raund të ri bisedimesh dhe as për t’u dhënë shqiptarëve shpresa të reja, por për të ‘vulosur’ demagogjinë e vet të përsëritur dhe përkrahjen e njëanshme për liderin e të djathtës shqiptare. Pikërisht, ky mision i dyshimtë (aq sa në Tiranë pëshpëritej me shpoti për marrjen e zarfit të premtuar) e shtyu atë të deklaronte në intervistat e dhëna televizioneve shqiptare, ashtu sikurse në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë miku ekstremist i Sali Berishës në Asamblenë Parlamentare të OSBE – së, se tani nuk mund të flitet më për krizë politike, përderisa opozita ka zënë vendet që i takojnë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Dhe, megjithatë, francezi Daul preferoi të ruajë një vizion të ndryshëm nga ai i austriakut Grosruh, të njohur për korrupsionin dhe komprometimin e pashembullt me regjimin e shqiptarit Berisha, aq sa edhe zgjedhjet tona parlamentare famëkeqe të vitit 1996 mori kurajën t’i kualifikonte si më demokratiket. Prandaj, nuk kaluan veçse pak ditë dhe tek ishte larguar prej vendit problematik ballkanik shefi i grupit të PPE – së në Parlamentin Europian u detyrua të mos mohonte të vërtetën, duke u shprehur në një intervistë të dhënë Radios prestigjioze gjermane, se kriza politike ka qenë dhe vazhdon të jetë prezente në Shqipëri. Të njëjtin opinion artikuloi së fundmi nga Brukseli edhe Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, zoti Shtefan Fyle, kur iu përgjigj një reportereje shqiptare se: “ju keni absolutisht të drejtë që ngërçi politik po qëndron aty prej një kohe të gjatë, që pas zgjedhjeve të fundit”.
Në këtë kuadër, mund të vlerësohen më objektivisht deklaratat e kryeministrit tonë Berisha pas takimit me homologun e Kosovës, Thaçi, se kreu i PPE–së në Parlamentin Europian përcolli këtu mesazhe të qarta për bashkëpunim dhe “bëri fushatë për mua aq sa bëri për çdo shqiptar”. Aq më tepër bien erë demagogjie këto fjalë të atij që nuk i ka lënë vendin vetes për të qenë sadopak i besueshëm, po të lexohen me vëmendje fashikujt e dokumenteve të përftuara nga mbledhja e ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të anëtare të Bashkimit Europian, të cilët u takuan më 14 qershor në Luksemburg. Midis këtyre dokumenteve mund të ndeshesh edhe me një paralajmërim serioz drejtuar Shqipërisë për krizën politike, duke u përcaktuar se: “është koha e fundit për zgjidhjen”.
Pra, cili do të ishte aq i guximshëm për t’i vënë pikëpyetje këtij ultimatumi real, përveç Sali Berishës në Tiranë dhe ca përfituesve pragmatistë të tij?! Cili do ta merrte seriozisht edhe ftesën e fundit të kryeministrit shqiptar në adresë të opozitës, që gjoja qenka “në interesin e saj më të mirë dhe të vendit, të ushtrojë të gjitha funksionet dhe rolin që i përket”?! Kështu, dilema nëse ka apo nuk ka krizë politike, tashmë qartësohet dhe e tërë intuita politike, si edhe vëmendja e publikut, nuk mund të mos fokusohet te zgjidhja e kësaj krize të rëndë komplekse që e ka kapluar vendin dhe jetën e banorëve të tij.
***
Mirë, por siç thoshte i madhi Gëte me gojën e Falstafit, personazhit të veprës së tij të famshme ‘Fausti’: “Ajo që nuk dimë na duhet; ajo që dimë nuk na hyn në punë”. Pra, me ç’mënyra do të zgjidhet kriza e padiskutueshme më në Shqipëri? Cila do të jetë forma më efikase për t’i çliruar qytetarët e saj nga situata e stresit, ballafaqimi i përditshëm me të cilin është baza e aftësimit të politikës?
Rreth përgjigjeve të këtyre pyetjeve qarkullon tani një tjetër dilemë. Në qarqet e opozitës dhe në radhët e militantëve të saj kanë nisur të ushtojnë zërat, që paralajmërojnë ardhjen e një stine të re të protestave masive. Ndërkohë që brenda këtyre qarqeve ndihen edhe tonalitete të ndryshme, që kërkojnë të të mbushin mendjen për pamundësinë e suksesit të këtyre protestave. Por, a janë këto të ligjshme? Sigurisht që po, përderisa instrumentet e kontrollit, si: ndarja e pushteteve, mendimi publik, shtypi i lirë etj. po ndryshken në shumicë dhe përfundimisht. Prandaj, protestat që pushtojnë sheshet dhe bulevardet e qyteteve tona janë krejtësisht të justifikueshme.
Sidoqoftë, ky mjet i revoltës popullore, qetësisht apo me buçima, ndoshta do të qe plotësisht i efektshëm nëse shoqërohej edhe me paralizimin e punimeve të Kuvendit, siç shprehen tani grupe - grupe të popullsisë shqiptare. Të zhgënjyerit prej premtimeve dhe mashtrimeve të disa politikanëve europianë si, fjala vjen, Josef Doul etj, do të kërkonin gjithashtu që të bllokoheshin edhe organet e pushtetit vendor, duke u justifikuar me faktin që këto mënyra sjelljeje aktualisht përbëjnë një konsensus të gjerë për çështjen ende të pazgjidhur.
Në këto rrethana, sigurisht që efektet shumë shpejt do të dukeshin. Do të ndjeheshin menjëherë edhe nëpër analet integruese europiane. Sepse, në kohën e sotme nuk ekzistojnë bashkësi politike që mund të qëndrojnë në bazë të aksiomës klasike, sipas së cilës, politika nuk ka kurrfarë morali, se kurrfarë marrëveshjesh nuk vlejnë, se ajo mbështetet vetëm në sundimin dhe dominimin. Nuk mund të ekzistojnë bashkësi të tilla, sepse në këto kushte do të shkaktonin humbjen e tërësishme të besimit në komunikimin reciprok; sepse morali, pa u lejuar të nëpërkëmbet në përmasa të frikshme, kudo konsiderohet si supozimi themelor që njerëzit të mund të komunikojnë jo vetëm me njëri – tjetrin, por edhe me botën.
E pra, transparenca për zgjedhjet, pavarësisht përdorimit veç e veç apo të kombinuar të mënyrave legale e demokratike, qofshin këto edhe ekstreme, nuk mund të mos vlerësohet tek e mbramja si kërkesë për ripërtëritje morale dhe ekonomike të popullit. Dhe, kjo e fundit, jo si ndonjë liturgji, por si objektiv real serioz. Prandaj, edhe në këtë drejtim mund të shpjegohet thirrja e kancelarive të Brukselit për procesin e integrimit: “Tirana të ndihmojë veten, pastaj të kërkojë të ndihmohet nga Europa”.