Prag ndeshja me Brazilin sherr tek holandezet
JOHANESBURG-Holandezët kanë treguar gjithnjë se në momentin më të bukur të një kampionati botëror, dinë ta dëmtojnë veten. Duket se kështu po ndodh edhe në prag të sfidës së të premtes kundër Brazilit, një nga më të rëndësishmet e kësaj Kupe Bote për tulipanët.
Duke parë katër fitoret në katër ndeshjet e para, përshtypja e të gjithëve është se në shtëpinë e Holandës gjërat janë duke shkuar si mos më mirë, por në fakt nuk është aspak kështu. Arsyeja? Te holandezët ka lindur çështja “Van Persi”. Sulmuesi i Arsenalit nuk e priti aspak mirë zëvendësimin me Huntelar në ndeshjen me Sllovakinë, në kohën që rezultati ishte 1-0. Ai reagoi keq, duke e shprehur pakënaqësinë e tij edhe para kamerave, megjithëse trajneri Bert Van Marvijk u mundua ta qetësonte. Van Persi ka dyshuar se ndërrimi është sugjeruar nga Shnajder, një këshilltar i përhershëm i teknikut të tulipanëve. Por, asgjë nuk mbaroi këtu, sepse Van Persi nuk festoi aspak në momentin që Uesli Shnajder shënoi golin e dytë, duke qëndruar i ngrirë në pankinë. Pas këtij momenti, trajneri Van Marvijk ka grumbulluar skuadrën për sqarim pas ndeshjes. Por, Shnajder e Van Persi nuk kanë folur asnjë fjalë me njëri-tjetrin, një konfirmim ky se portokallinjtë ndryshojnë totalisht kur vjen faza më e bukur.
Dhe kur përballë është një Brazil i frikshëm, situata nuk premton shumë. Holanda është eliminuar në Botërorin 1994 dhe 1998 nga brazilianët, duke dhuruar natyrisht sfida të paharrueshme për të gjithë tifozët e futbollit. Këtë herë, dy skuadrat do të përballen të premten në orën 16.00, ndërsa vijnë me një moment forme mjaft të mirë. Trajnerit Van Marvijk tani i duhet të mbajë “nën fre” lojtarët, ndërsa ka provokuar me një deklaratë të tij: “Do të ndëshkojmë arrogancën e futbollistëve brazilianë”. Një frazë që askush në kampin e Brazilit nuk e ka pritur mirë, por të premten do të jetë fusha që do të vendosë.
(d.b/BalkanWeb)