Ruci: Qeveri e mashtrimit
Deputetet socialiste, Gramoz Ruci, Petro Koci, Kastriot Islami, Albet Caci dhe Fatmir Xhindi, se bashku me shume anetare e simpatizante te PS-se, kane protestuar dje kunder asaj qe e cilesuan si keqqeverisje e Kryeministrit Sali Berisha. Pjesemarresit mbanin ne duar flamuj, pankarta me parrulla te ndryshme, si edhe qirinj te ndezur. Ne fjalen e tij Gramoz Ruci ka pohuar nder te tjera se ne keto vite te qeverisjes se Sali Berishes vuajme mungesen e energjise elektrike, rritjen e cmimeve dhe rritjen e inflacionit. “Jemi mbledhur per te kerkuar me shume energji elektrike, vemendje ndaj veteraneve e pensionisteve”, ka pohuar Ruci. Ai u shpreh se premtimet e Berishes per ndertimin e TEC-eve dhe hidrocentraleve jane mashtrime.
Pas perfundimit te kesaj proteste, te pranishmit, te udhehequr nga grupi i deputeteve, kane marshuar per afro nje kilometer se bashku drejt sheshit qendror te qytetit Fier.
Xh. B