Reagon Lesi Akuzat e Cekes jane te pabaza

Pas disa akuzave të vazhdueshme në adresë të Ministrisë së Kulturës nga ana e këshilltarit të kryeministrit për trashëgiminë zotit Neritan Ceka, ka ardhur sot reagimi i këtij institucioni.
Zëvëndës Ministri i Turizmit, Nikoll Lesi i ka cilësuar të pabaza akuzat e Cekës duke theksuar se dikasteri i turizmit dhe kulturës ka zbaruar deri më tani politikat e qeverisë.
Sipas Lesit këshilltari i kryeministrit duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi zbatimit të ligjit për të larguar nga puna drejtorët e monumenteve të cilët kanë kaluar moshën e pensionit.
"Nuk ka përse të akuzojmë njëri-tjetrin, aq më tepër, ju me akuza të egra ndaj ministrisë tonë ndërkohë që mund të zgjidhen duke dialoguar dhe debatuar ose në ministri ose kryeministri.
Ndonëse, akuzat e Cekës janë kryekëput të pasakta në mos keqdashëse. Ne si ministri kemi një gabim, po presim ministrin e ri që t'i kërkojmë të zbatojë një vendim të Këshillit të Ministrave për largimin e gjithë drejtorëve që kanë mbushur moshën 60 vjeç"-tha Lesi.
Aurela Papadhima