ISHP: Shkollat, kushte te mjerueshme
L.Ndoka
Nxenesit e kryeqytetit mesojne ne klasa me lageshtire, me nivel te ulet ndricimi, me ngarkese mikrobike tejet te larte ne ajer, me zhurma tej normave te lejuara, te mbipopulluara dhe ne klasa te mykura. Ky eshte rezultati i nje studimi te realizuar nga Instituti i Shendetit Publik ne shkollat e njesise bashkiake nr.3 dhe nr.4 ne kryeqytet. Si pasoje e kushteve te ambienteve ku femijet kalojne nje pjese te mire te kohes, nje pjese e mire e nxenesve kane kaluar infeksione te rrugeve respiratore, kane veshtiresi ne frymemarrje, si dhe jane alergjike.
Studimi
Duket se kushte ne te cilat mesojne nxenesit shqiptare jane ende larg parametrave te vendosura nga Bashkimi Evropian apo Organizata Boterore e Shendetesise. Kjo duket qarte edhe nga rezultatet e dala nga nje monitorim te situates qe ka bere ISHP ne disa shkolla te Tiranes. Sipas ketij studimi nje pjese e mire e klasave notojne ne lageshti. E thene ndryshe ne 67 per qind te klasave vlera e lageshtise relative eshte mbi vlerat standarde te OBSH (vlera standarde eshte 40 per qind-60 per qind). Specialistet sqarojne se vlerat norme te lageshtires relative jane te lidhura me vlerat norme te temperatures se brendshme ku ne temperature 18º-20º lageshtia relative eshte 40 per qind-60 per qind. Nga rezultatet e dala nga studimi i ISHP-se eshte vene re qe ne 18 per qind te klasave temperatura e brendshme eshte me e vogel 16º dhe lageshtia relative eshte mbi 60 per qind, ndersa ne 14 per qind te klasave temperatura e brendshme eshte 16º-18º dhe treguesi i lageshtires eshte mbi 60 per qind. Kryesisht ne stinen e dimrit dhe ky nivel i larte i lageshtires eshte i lidhur me mungesen e sistemit te ngrohjes.
Ajri
Nje tjeter problem me te cilet perballen nxenesit shqiptare, eshte edhe cilesia e ajrit qe ata thithin ne klase. Keshtu, i njejti studim ka treguar se ne 82 per qind te klasave paraqitet kontaminim i larte mikrobik i ajrit dhe ne 66 per qind te klasave kontaminim i larte mykologjik i ajrit. Gjithashtu ne 88 per qind te klasave niveli i zhurmave eshte mbi vlerat standarte te OBSH (vlera standard eshte 35dB, ndersa ne 64 per qind te klasave koeficienti i ndricimit (tregues i ndricimit natyral) eshte nen vlerat standarde te OBSH-se (vlera standarde eshte 1/6-1/7). Situata rendohet edhe me per shkak te numrit te larte te nxenesve qe ka nje klase. Keshtu ne 88 per qind te klasave rezulton mbipopullim, ku vlera norme e siperfaqes se klases per nje nxenes eshte 1.5m²-2m². Te gjitha keto mangesi ndikojne ne shendetin e nxenesve. Rreth 26 per qind e tyre kane kaluar infeksione respiratore te rrugeve te siperme dhe te poshtme, 10.7 per qind kane pasur veshtiresi ne frymemarrje, kryesisht gjate 12 muajve te fundit dhe 13 per qind-20 per qind e nxenesve ishin alergjike.
Studimi per te zbuluar kushtet ku mesojne nxenesit
Sondazhi eshte realizuar nga Departamenti "Ekspertiza Shendetesore dhe Shendeti Mjedisor" ne ISHP ne bashkepunim me Drejtorine e Shendetit Publik dhe Drejtorine Arsimore Rajonale te Tiranes. Qellimi ishte vleresimi i situates higjieno-sanitare te mjediseve te brendshme ne keto institucione dhe impakti i tyre ne shendet dhe u drejtua nga as.prof.dr. Agim Shehi dhe MPH Elida Mata. Sondazhi eshte bazuar ne matjen e treguesve mikroklimate, tregues fizike dhe mikrobiologjik dhe tregues shendetesor, ndersa impakti ne shendet eshte vleresuar nga grumbullimi i te dhenave nepermjet nje pyetesori tip. Kohezgjatja e sondazhit ishte 1 vit, ku matjet e treguesve te mesiperm jane realizuar ne 3 stinet e vitit.
Monitorimi
Grupmosha qe iu nenshtrua ketij sondazhi i perkiste nxenesve nga 6-15 vjec. Qellimi ishte impakti shendetesor nga kushtet mjedisore, treguesit higjieno-sanitar, ne institucionet arsimore. Monitorimi i situates zgjati nje vit, tre stinet kur nxenesit jane ne shkolle.
Rezultatet
Ne 67 % te klasave, vlera e lageshtise relative eshte mbi normat e OBSH
Ne 18 % te klasave temperatura e brendshme eshte