E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet misterioze pa autor, mblidhen drejtuesit e lartë të policisë

TIRANË- Dy vrasjet që tronditën pasditen e djeshme kryeqytetin, kanë bërë që Policia e Tiranës të zhvillojë një mbedhje urgjente me drejtues të lartë të saj.

Në mbledhjen e zhvilluar në mesdite në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ishin të pranishëm Zëvendës Drejtori i Përgjitheshem i policisë së shtetit Agron Kulicaj, Drejtori i Krimeve të Rënda Tonin Vocaj, si dhe shefa të komisariateve të Tiranës.

Dy femra u vranë mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet në një hark kohor të shkurtër nga njëra tjetra, ndërsa ende nuk ka një autor të arrestuar për to. Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve u gjet e vdekur rreht orës 18:40 pak metra larg banesës së saj me tre plumba pistoletë në gjoks, ndërkohë Megi Jokiçi, 25-vjec u qëlluar rreth orës 21:30, dhe humbi jetën në spital si pasojën e plumbave të marra në nofull.

Nëpërmjet një komunikate për mediat Policia e Tiranës bëri me dije se po vijon hetimet për zbardhjen e dy ngjarjeve të rënda që ndodhën mbrëmë në Tiranë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›