E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy fotografe italiane në gjurmët e Nënë Terezës

Kur u nisen drejt vendit te larget, ku te dukej vetja si ne nje fjetore te madhe, ku deshperimi dhe dhimbja qendronin pezull ne ajer, ato frikoheshin se si do te mund te flisnin per Nene Terezen, ndersa ajo nuk ishte me. Por ishin gabuar. Ajo ishte. Dje, ne ambientet e Bibliotekes Kombetare u prezantua libri fotografik "Bukuria e harruar - Ne gjurmet e Nene Terezes, ne Kalkute", realizuar nga fotografet Elisa Venturelli dhe Federica Miglio. Per drejtorin e BK, Aurel Plasari, ky ishte nje rast per te nderuar shpirtin e gruas se madhe, Nene Tereze. Ne librin e prezantuar jane perfshire fotografite me te mira te realizuara ne qendrat dhe spitalet e ngritura nga shenjtorja shqiptare dhe qe tregojne me qarte realitetin ne Kalkute. Dy fotografet dhe botuesi i ketij vellimi, Alessandro Turci, ndane me te pranishmit ne kete ceremoni eksperiencen e tyre, ne ndjekje te hapave te Nene Terezes, çka nuk kishte qene e thjeshte. Pas javesh qendrimi ne Kalkute, pasi kishin jetuar ne te njejtat rruge si edhe Nene Tereza, pasi fituan besimin e drejtuese se Misionit, atyre iu lejua te fotografonin nga gjysme ore ne çdo qender.
"Deshironim te benim diçka ne 100-vjetorin e Nene Terezes, qe per gjithe boten dhe per ne italianet eshte nje figure shume e rendesishme. Vendosem te realizonim nje sherbim fotografik, me shume pak tekst te shkruar, ku te ishin imazhet qe te flisnin mbi spitalet e Nene Terezes, ne kontekstin e qytetit, Kalkutes", thote Turci, teksa shpjegon nje per nje fotografite e realizuara ne vendin ku sherbeu laureantja e çmimit "Nobel". Emocionuese dhe e paperseritshme ishte kjo eksperience per dy fotografet. "Frika e pare ishte te shkonim ne spitale, pa Nene Terezen. Dhe menduam se do te ishte e veshtire te flisje per te, pa qene ajo aty. Por kur ishim atje, te dyja ndiem forcen e Nene Terezes dhe gjithçka qe ajo kishte lene ishte perreth, shume e forte dhe dritheruese, keshtu qe ishte shume emocionuese", thote Elisa Venturelli, qe nuk e leshonte aparatin nga dora per asnje moment. "Per mua ishte nje fat i madh, sepse si fotografe kisha shume kohe qe enderroja te fotografoja Nene Terezen, ne kohen e saj. Nuk kam pasur fat ta takoj, por e kam ndier shume te forte prezencen e saj, energjine, dashurine ne shtepine qe ajo kishte themeluar", tregon fotografja tjeter, Federica Miglio. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo, i cili i vleresoi shume keto fotografi. "Jane fotografi te dhimbshme, imazhe qe te ndjekin pas gjithe jeten dhe duhet te kete qene e veshtire per fotografet te perballojne nje dhimbje te tille. Keto fotografi na flasin se ne nuk e kemi bere mire punen tone, pavaresisht sa mire jemi sjelle, aq me teper nese shohim brenda vetes hije arrogance, ligesie, cmire... Kur isha ne burg, nje dite duke ngjitur 200 shkallet, nje i burgosur katolik me thote se nje murgeshe shqiptare kishte marre çmimin "Nobel". Nuk doja ta besoja. Me vone pata rastin ta takoj dy here Nene Terezen. Ajo dukej sikur rrezatonte, si nje berthame atomike, edhe pse ishte shume e vogel dhe e thjeshte", tha Velo. Dhe ishte pikerisht ky rrezatim qe i shtyu dy fotografet te kalonin jave te tera ne Kalkute, duke fiksuar ne objektiv gjurmet e shenjtores. "Ndiem shume dashuri, pasi ajo qe donte te bente Nene Tereza ishte t'u jepte dinjitet ketyre njerezve, te ndiheshin te dashur. T'u qendronte prane atyre njerezve qe ishin te braktisur nga bota dhe ia ka dale edhe permes motrave qe vazhdojne misionin e saj", shton Venturelli. Qysh femije, ajo ishte rritur me imazhin e Nene Terezes, por deri vone ajo nuk e dinte se origjina e asaj gruaje qe adhurohej nga mbare bota ishte nga Shqiperia.                                     al.mi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›