Dy fshatra, "betejë" për burimin e ujit
Dy komuna në Qarkun e Dibrës janë futur në sherr me njëra-tjetrën për burimin e ujit. Banorët e komunës së Trebishtit janë gati që të spostojnë piramidën, që ndan kufirin shqiptar me atë maqedonas, dhe të kalojnë në shtetin tjetër, nëse Kryeministri shqiptar nuk i jep zgjidhje problemit të tyre.
Konflikti i banorëve të Komunës Trebisht dhe atyre të fshatit Ostren shumë shpejt mund të shndërrohet në një "luftë" për ujin. Komunës Trebisht, në kufi me Maqedoninë, në Qarkun e Dibrës, po i merret uji nga Ostreni i Vogël.
Banorët e këtij të fundit, qysh në kohën e sistemit të kaluar kanë pasur stacion pompimi dhe e kanë burimin e ujit të pijshëm 100 metra poshtë fshatit. Por kohët e fundit është zhvilluar një tender dhe janë dhënë nga qeveria 100 milionë lekë të reja, si dhe ka filluar puna për ta marrë ujin për Ostrenin e Vogël, 33 km larg, në një kohë që ujin e ka te dera e shtëpisë. Vetë banorët ngrenë zërin dhe ankohen se, nëse Ostreni merr ujin e Trebishtit, ku i fundit do të mbetet fare thatë.
Këshilli i Komunës së Trebishtit i është drejtuar për të tretën herë Kryeministrit Berisha që ta zgjidhë këtë problem, ndërkohë që i janë drejtuar edhe Prefekturës, ministrisë përkatëse etj.
"Nëse nuk zgjidhet ky problem, atëherë ne do të kalojmë me Maqedoninë. E gjithë kjo punë bëhet për korrupsion, që t‘i marrin ato një miliardë lekë e t‘i fusin në xhep", thotë para kamerës së "Fiks Fare" një nga banorët e Trebishtit. Ndërsa kryetari i kësaj komune, Fitim Balla, tregon se u janë drejtuar disa herë të gjitha institucioneve dhe nuk kanë marrë asnjëherë asnjë përgjigje.
Nga ana tjetër, kreu i Këshillit të Komunës së Trebishtit, Adem Abdiaj, kërcënon me ndryshimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, nëse shteti do të vazhdojë të qëndrojë indiferent. "Nëse nuk zgjidhet, atëherë ne do të marrim piramidën, do të ndryshojmë kufirin dhe do të kalojmë me Maqedoninë. Çfarë do të bënte Berisha po t‘ia merrnin ujin nga shtëpia dhe ta linin pa ujë fare?", thotë ai.
Banorët e dy komunave në Qarkun e Dibrës janë në konflikt për ujin dhe nesër mund të shndërrohet në një konflikt më të rëndë, nëse askush nuk ndërhyn.