Mesazhe private në dokumentet zyrtarë
Punonjësit e administratës shtetërore janë aq të papërgjegjshëm, saqë harrojnë dhe shkruajnë në buletine zyrtare, që i publikojnë në faqen zyrtare të internetit, dhe mesazhet personale.
Në faqet e buletineve të Agjencisë së Prokurimit Publik mund të gjesh edhe takimet që lënë me njëri-tjetrin punonjësit e kësaj administrate.
Nëse hyn në web site-n e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe lexon buletinin e datës 27 tetor 2008, gjen edhe bisedat e momenteve të ‘chat‘-imit të punonjësve të administratës së këtij institucioni.
Në faqen nr. 28 të këtij buletini, teksa lexon shpalljen për tender për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Koxhas Fushë-Koxhas Kodër, në fund të këtij njoftimi shtangesh.
Pasi shpallet afati i fundit i pranimit të dokumenteve, që është ora 08:00 e datës 27 nëntor 2008, punonjësit e APP-së, apo ata që kanë bërë përpunimin e të dhënave, kanë përfshirë (sigurisht pa dashje) edhe shënimin për një takim për kafe.
"Pesë minuta... pastaj dalim pimë kafe, se i dhashë fjalën dhe Monës", është shënimi i publikuar në faqen 28 të buletinit të APP-së, të datës 27 tetor 2008. Duket se është një shënim i lënë pa dashje, po nga ana tjetër vërteton mungesën e përgjegjësisë dhe të kontrollit. Ky shënim, të cilin e gjen edhe sot e kësaj dite në këtë publikim, duket se nuk është parë dhe nuk është kontrolluar.
Në faqen zyrtare të APP-së mund të dalë gjithçka që shkruajnë punonjësit. Askush nuk i kontrollon, edhe pse përgjegjësia duhet të jetë shumë e madhe, sepse bëhet fjalë për tenderë dhe miliona lekë