E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhovinko, drejt largimit nga Juve

Vetëm pak javë pasi ka rinovuar kontratën me Juventusin, Sebastian Xhovinko mund të jetë i detyruar që të largohet. Sipas "Tuttosport", talenti më premtues në Itali mund të transferohet në një tjetër skuadër në formë huazimi, nëse në merkaton e janarit afrohet Diego nga Verder Bremeni. Xhovinko po vuan mungesën e hapësirave te bardhezinjtë, edhe për shkak të formës së mirë të Nedved dhe kalimi në një skuadër që i siguron vendin e titullarit, mund të ishte lëvizja më e zgjuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›