Mjekët nën akuzë. Pse marrin ryshfete?
Në listën e mjekëve të akuzuar u shtua edhe një tjetër punonjës i shëndetësisë, Agim Karaj, shef pavijoni në shërbimin e Onkologjisë. Ndërsa Karaj ndodhet në arrest shtëpie, puna në pavijonin e Onkologjisë ka vijuar normalisht si çdo ditë tjetër. Pacientët kanë kryer konsulta, kanë vijuar trajtimet, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Por, dje, në Shërbimin e Onkologjisë mjekët kanë qenë më të heshtur se zakonisht. Ato pak fjalë që konsumonin bashkërisht ishin biseda me zë të ulët, hamendësime apo dyshime për grupin task-force, që po kontrollon dhe po përgjon mjekët, pas denoncimeve të pacientëve, apo dyshimeve të këtij grupi për abuzime me detyrën si funksionarë publik.
Arsyet, pse ryshfeti është "legalizuar" në shëndetësi, janë të shumta, por askush nuk guxon t‘i thotë ato me zë të lartë. Shumica e mjekëve mendojnë se standardi i lartë i jetesës, rrogat e ulëta që kanë dhe me mundin dhe djersën që kanë derdhur për t‘u bërë mjek, ryshfeti është i justifikuar, për të rritur financat e tyre. Një pjesë tjetër prej tyre nuk kërkon para, por nuk thotë "jo", në rast se pacientët ja fusin në xhep "falënderimet" në formën e kartëmonedhave. Të tjerë mendojnë se në të gjithë botën puna e mjekut vlerësohet financiarisht, po ashtu dhuratat që i bëhen atij nuk krahasohen me jetën apo dhimbjet nga të cilat ka shpëtuar pacientin. Edhe ideja që dhuratat i pranon çdokush, qarkullon si version në rrethet e shëndetësisë. Ashtu si varianti që "nuk duhen llogaritur paratë e mjekëve që shpëtojnë jetë, por ato të tenderëve dhe vlerat e larta që përvetësohen nga administratat". Por përjashtim nuk bëjnë ata mjekë, të cilët në rastet e arrestimeve për korrupsion janë të qetë, sepse ata punojnë në spital njësoj si para viteve ‘90 dhe si zgjidhje për të qenë në rregull dhe me pacientin dhe me ndërgjegjen kanë zgjedhur të punojnë me ndershmëri në shtet dhe të shëndoshin financat duke punuar orëve të lira, në privat.
Korrupsioni në shëndetësi renditet në të gjitha sondazhet si i pari në listë, por kjo dihet mirë edhe nga punonjësit. Ndërsa, kur vjen puna për arrestime apo gjykime askush nuk e hedh poshtë kolegun. Dënojnë fenomenin, por jo mjekun. Që bluzat e bardha të japin një gjykim për korrupsionin apo për kolegun e tyre që u kap teksa merrte ryshfet, punonjësit e shëndetësisë duan prova, fakte që të prononcohen. Të pyetur nga gazeta "Shqip" në një forum, mjekë, në pozicione të ndryshme, në mënyra të ndryshme kanë dhënë të njëjtën mendim, lidhur me korrupsionin, me mjekët e akuzuar dhe figurën e profesorit. "Ne do t‘ia lëmë drejtësisë të nxjerrë të vërtetat dhe faktet dhe mbi bazën e këtyre të fundit, do të mbajmë dhe qëndrimin. Drejtoria e QSUT-së distancohet nga veprimet korruptive të mjekëve dhe insiston të dalë në pah e drejta dhe të vihet në vend dinjiteti i mjekut, në ato raste kur nuk janë të vërtetuara akuzat", tha Gjeorgjina Kuli, drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare, prej vitesh mjeke e njohur në Pediatri. Ndërsa krimi financiar zyrtarisht deklaron:
"Arrestimi i Agim Karaj u krye pasi, duke qenë në këtë detyrë, u kërkonte dhe përfitonte ryshfete nga të afërm të pacientëve në shumën 45 mijë lekë, në këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale". Urdhri i Mjekëve njihet si një organ etike, i cili nëse për një çështje gjykon se është e rëndësisë së veçantë, e kalon atë në gjykatë. Kohët e fundit në këtë sektor ka pasur vetëm një ankesë për shërbimin e Onkologjisë, por që pacienti nuk i ka shkuar deri në fund. Në rastin e arrestimit të një prej mjekëve të këtij shërbimi, kreu i Urdhrit të Mjekëve për Tiranën, Faik Toska, thotë: "Në rastet e korrupsionit, nuk mund të mbrojmë figurën e mjekut. Do të më vinte shumë keq nëse do të gjenim raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për shërbimin e Onkologjisë". Nga ana tjetër, mjeku Agim Karaj mes kolegëve dhe shokëve njihet si njeri korrekt. Askush nuk e "hedh" poshtë kontributin e tij në Onkologji. "Ashtu siç thoni dhe ju, mjeku Agim Karaj ka qenë një nga mjekët që njihej. Është një mjek me karrierë të gjatë profesionale, i cili punon në spital prej shumë vitesh. Sot, puna në spital ka vazhduar normalisht si çdo ditë tjetër. Deri nesër, prokuroria do të japë një version të sajin për sa u takon fakteve, atëherë mund të japim një prononcim më të zgjeruar", tha kreu i Shërbimit të Onkologjisë, Agim Sallaku.
Drejtoresha e "Nënë Terezës", Gjeorgjina Kuli
Drejtoria spitalore distancohet nga aktet korruptive
Mjekët nuk duhen trajtuar si kriminel, arrestimet e tyre nuk duhet të bëhen në publik apo në vendin e punës, pasi në këtë mënyrë ushqehet fryma e mosbesimit te bluzat e bardha dhe denigrimi i figurës së tyre. Pagat e ulëta të mjekëve dhe standardi i lartë i jetesës janë ato që sot stimulojnë më shumë marrjen e ryshfetit. Megjithatë, asgjë nuk e justifikon korrupsionin. Drejtoresha e spitalit "Nënë Tereza", lidhur me korrupsionin, deklaroi: "Ne do t‘ia lëmë drejtësisë të nxjerrë të vërtetat dhe faktet dhe mbi bazën e këtyre të fundit, do të mbajmë dhe qëndrimin. Drejtoria e QSUT-së distancohet nga veprimet korruptive të mjekëve dhe insiston të dalë në pah e drejta dhe të vihet në vend dinjiteti i mjekut, në ato raste kur nuk janë të vërtetuara akuzat. Gjatë këtyre ditëve, jemi njoftuar nga organet përkatëse për dy arrestime në radhët e mjekëve. Për sa i përket shkakut të arrestimit, kemi informacion që mjekët akuzohen për abuzime dhe shpërdorim detyre". Kuli vijoi duke thënë se "nga ana jonë mund të bëjmë që në rastet kur kemi njoftime të tilla të pezullojmë ushtrimin e profesionit, ndërsa për sa u përket masave të penalitetit, kjo u takon organeve të drejtësisë. Sa i takon doktor Agim Karaj, nuk kemi asnjë ankesë nga pacientët, të protokolluar në drejtori".
Strukturat Kundër Krimit Financiar
"Mjeku akuzohet për korrupsion si funksionar publik"
Përmes operacionit "Plaga e hapur", arrestohet shefi i klinikës në Shërbimin e Onkologjisë, i akuzuar për korrupsion pasiv.
Strukturat Kundër Krimit Financiar, pranë Policisë së Tiranës, specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me njësinë Task-Force pranë Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar "Plaga e Hapur", pas një pune intensive profesionale në drejtim të zbardhjes, dokumentimit ligjor dhe kapjes së personave të cilët kryejnë korrupsion duke qenë me funksione publike, kanë realizuar dje, në orën 18:00, ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj shtetasit Agim Murat Karaj, 58 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me profesion kirurg, me detyrë shef i klinikës në Spitalin Onkologjik. Arrestimi i tij u krye pasi, duke qenë në këtë detyrë, u kërkonte dhe përfitonte ryshfete nga të afërm të pacientëve në shumën 45 mijë lekë, në këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale. U kryen veprimet procedurale, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua shuma prej 40 mijë lekë, 8000 euro, dy aparate telefoni celularë, një veturë dhe një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme. Materialet iu bashkëngjiten dosjes penale dhe i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Faik Toska, kryetari i Urdhrit të Mjekëve, Tiranë
"Korrupsioni në shëndetësi, akuzat duhet të jenë me baza
Që korrupsioni është i pranishëm në shëndetësi, për këtë janë të bindur të gjithë. Por kur vjen puna për t‘i futur mjekët në një kallëp, të gjithë distancohen. Ka pasur raste kur edhe pacientët kanë abuzuar me denoncimet, duke bërë mjekët fajtorë edhe në rastet kur ata nuk kanë faj. Por mjekët, të cilët abuzojnë me detyrën dhe kërkojnë para kundrejt shërbimit spitalor, në mënyrë të veçantë në Onkologji, duhet të mbajnë përgjegjësi në rast se kanë bërë betimin para se të bëheshin mjek. Drejtori i Urdhrit të Mjekëve për Tiranën, Faik Toska, lidhur me arrestimet e mjekëve, tha: "Nuk jemi marrë me një rast të tillë, por duhet të ketë një argument derisa që mediat kanë shkruar dhe kanë folur lidhur me arrestimin e mjekut. Në rastet e korrupsionit, nuk mund të mbrojmë figurën e mjekut. Do të më vinte shumë keq nëse do të gjenim raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për shërbimin e Onkologjisë. Në këtë pikë, mjeku nuk mund të abuzojë me diagnoza të tilla. Kjo është e rëndë për një mjek. Në betimin që ka bërë secili thuhet se ‘pacientin do ta shikoj me përkushtim‘. Korrupsioni në shëndetësi është prezent si në të gjitha fushat e tjera. Megjithatë, në raste kur nuk ka prova dhe nuk vërtetohet kjo gjë, mjeku nuk duhet të bëhet tabelë qitjeje". Kreu i Urdhrit të Mjekut vijon duke thënë: "Problemet e korrupsionit janë komplekse. Pacientët duhet të dinë të drejtat e tyre dhe në raste kur ka abuzime të denoncojnë dhe t‘i shkojnë deri në fund çështjes".
Shefi i Shërbimit të Onkologjisë, Agim Sallaku
"Mjeku Karaj me përvojë të gjatë në QSUT"
Shumica e mjekëve që pyetëm dje, në spitalin universitar "Nënë Tereza", lajmin për mjekun Agim Karaj, i cili u kap nga grupi Task Force duke abuzuar me detyrën, ata e kishin marrë nga media. Të tjerët si rrjedhojë e procesit "Telefon i prishur". Askush nuk ka dashur të prononcohet publikisht nëse veprimi i arrestimit ka qenë i drejtë apo jo deri në daljen e një qëndrimi zyrtar nga ana e Prokurorisë. Për të formuar një mendim të saktë, të kësaj ngjarjeje, mjekët presin konfirmim zyrtar që: mjeku u kap teksa merrte ryshfet dhe ekzistojnë provat që e vërtetojnë këtë. Ata do të japin një përgjigje vetëm kur të dëgjojnë këtë konfirmim. Por një gjë është e sigurt, pavarësisht asaj që ka ndodhur, mjeku Agim Karaj është një nga mjekët më të njohur, me një përvojë të gjatë si kirurg. Shefi i Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, Agim Sallaku, lidhur me ngjarjen tha: "Nuk mund të jap asnjë prononcim të detajuar derisa prokuroria të japë me detaje se çfarë ka ndodhur, për çfarë është akuzuar dhe çfarë ka bërë mjeku. Nuk mund të them asgjë konkrete pa ditur zyrtarisht akuzën, pa u njohur me faktet dhe të dhënat". Sallaku vijon duke thënë se "ashtu siç thoni dhe ju, mjeku Agim Karaj ka qenë një nga mjekët që njihej. Është një mjek me karrierë të gjatë profesionale, i cili punon në spital prej shumë vitesh. Sot puna në spital ka vazhduar normalisht si çdo ditë tjetër. Deri nesër, prokuroria do të japë një version të sajin për sa u takon fakteve, atëherë mund të japim një prononcim më të zgjeruar".