E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vret veten 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga fshati Vlocisht i Korçës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Adrian Hoxhallari është gjetur i varur në pemë dje në orët e para të mëngjesit nga të afërmit e tij. Pasi e kanë parë të varur pas banesës së tij, të afërmit kanë lajmëruar menjëherë policinë. Sipas një deklarate për shtyp të policisë, 38-vjeçari ishte në gjendje të rënduar emocionale, pasi katër vjet më parë kishte humbur fëmijën e tij. Sipas tyre, kohët e fundit ai kishte filluar të shfaqte shenja depresioni. Pas një këqyrjeje të trupit të viktimës rezultoi se ai kishte konsumuar pije alkoolike dhe më pas ishte vetëvarur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›