E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e Pinarit dhe Delijorgjit caktohet gjyqtari

Gerdeci Gjyqtari Besnik Hoxha do te vendose nese te pandehurit ne burg per tragjedine do te lirohen ose jo

Gjykata e Tiranes ka regjistruar kerkesen e tre te pandehurve te tragjedise se gerdecit Mihal Delijorgji Sokol Gjeci dhe Ylli Pinari qe kerkojne shuarjen e afateve te paraburgimit. Kerkesa mban numrin 1604 dhe objekti eshte lirimi nga burgu pasi gjate gjykimit procesi penal eshte zvarritur pambarimisht. Kerkesa eshte gjykuar nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte i cili nuk ka pranuar kerkesen e te pandehurve por ia ka servirur gjykates se rrethit. Gjykata e Tiranes ka hedhur shortin dhe i ka takuar gjyqtarit Besnik Hoxha per te vendosur nese tre te pandehurit do te lirohen ose jo.

Duket se shtyrjet e njepasnjeshme u kane shkuar per shtat personave qe gjenden pas hekurave. Ylli Pinari Mihal Delijorgji Dritan Minxolli dhe Sokol Gjeci mund te fitojne lirine. Gjykata e Larte ka vendosur disa dite me pare qe te ktheje ne Gjykaten e Tiranes per rigjykim kerkesen per lirimin e te arrestuarve te dosjes Gerdeci. Sipas Gjykates Supreme trupi gjykues qe do ta shqyrtonte kete ceshtje duhet te llogariste kohen qe Delijorgji Pinari Minxolli dhe Ngjeci kane kaluar ne qeli. Nese kjo kohe ka kaluar afatin njevjecar atehere afatet e gjykimit te kesaj ceshtjeje duhet te konsiderohen te perfunduara dhe si rrjedhoje masa e sigurise arrest me burg ndaj ketyre personave humb fuqine ligjore.

Te arrestuarit e Gerdecit u ankuan ne Gjykaten e Tiranes me date 27 korrik te ketij viti per perfundim te afatit ligjor per gjykimin e dosjes. Sipas tyre afatet e paraburgimit duhet te llogariteshin qe nga data 13 mars e vitit 2009 ne momentin qe dosja u dorezua ne Gjykaten e Larte. Pra e thene ndryshe afati njevjecar ligjor i gjykimit te ceshtjes kishte perfunduar dhe per pasoje ata duhet te liroheshin nga qelia para 6 muajsh e tri ditesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›