Rama: Kuvendi, jo kontributin tone per t'u legalizuar
Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit te tij per kreun e partise, theksoi dje se Kuvendi i dale nga zgjedhjet e manipuluara s'do te legalizohet nga socialistet. Deklarata u be pasditen e djeshme nga qyteti i Gjirokastres, ku ishte ndalesa e radhes e kryesocialistit ne detyre dhe rivalit te tij, Maqo Lakrori. Rama ka pohuar se fitorja e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, iu mohua socialisteve nga fuqia abuzive e shtetit, e cila u vendos teresisht ne dispozicion te pushtetit, duke u kthyer ne nje makineri elektorale qe shkel cdo ligj. "Ky Kuvend nuk mund te kete prej nesh kontributin per t'u legalizuar nje here e mire si Kuvendi, i cili ka dale nga zgjedhje te pranueshme. Ne nuk i pranojme zgjedhjet e 28 qershorit, si zgjidhje qe mund te percaktojne fatet e vendit per kater vjet, ne nuk i pranojme ato si nje model, te cilin ne duhet te vazhdojme te punojme qe ta persosim ate model, sepse ato zgjedhje jane te cenuara ne themel te tyre", shpjegoi vendimin e PS, Edi Rama. Njeheresh ai nenvizoi se, e drejta e hapjes se kutive te votimit, eshte mohuar me dhune, me dhunen e kartoneve ne KQZ. Sipas tij, ligji zgjedhor nuk thote se ne cila raste hapen kutite e votimit, ligji zgjedhor thote kur e kerkojne dy anetare te KQZ, kutite e votimit hapen. "Moshapja e kutive te votimit, duke refuzuar kerkesen e pales sone per te bere transparence mbi dhjetera e dhjetera kuti te dyshuara, si dhe duke imponuar te tera kutite, permes nje Kolegji Zgjedhor te gjunjezuar perpara presionit te pushtetit, perbejne nje arsye madhore qe ne sot te refuzojme rezultatin", sqaroi Rama. Sipas tij, kjo do te thote qe socialistet jane te detyruar perpara te gjithe atyre qe i kane votuar me 28 qershor, qe te mbajne nje qendrim te prere, nje qendrim te vendosur dhe nje qendrim, i cili ka te beje drejtperdrejt me kontestimin e legjitimitetit te ketij Parlamenti. Ai tha se ne qofte se vjen dita sic erdhi, qe nje opozite e cila perfaqeson te pakten gjysmen e popullit shqiptar, t'i mohohet nje e drejte e shkruar, le te merret me mend sesi dhe ku mund ta gjejne te drejten qytetaret apo komunitetet dhe grupe te caktuar shoqerore, kur i referohen ligjit, te kthyer ne fakt ne nje cope leter pa vlere. "Zgjedhjet e 28 qershorit nuk jane te rendesishme sot thjesht per faktin se rezultati i tyre nuk eshte shprehje e lire e vullnetit te popullit shqiptar, por eshte nje rezultat i deformuar nga mekanizmi abuziv i shtetit. Zgjedhjet e 28 qershorit jane te rendesishme dhe themelore dhe per zgjedhjet qe kemi perpara", perfundoi, Rama. Blerim Kore