E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy kritikat e Majkos për marrëveshjen me Serbinë

Për deputetin e Partisë Socialiste, Pandeli Majko, marrëveshja nuk është e njëjtë se me ato të Malit të Zi dhe Maqedonisë për lëvizjen e lirë.

"Nuk kemi të bëjmë me marrëveshje për 'një lëvizje të lirë', por për performancën e një lëvizje të kufizuar. Marrëveshja ka dy qëllime: së pari qeveria shqiptare ka shprehur një koshiencë aspak të drejtë duke i ofruar Serbisë paritetin që i ka ofruar Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe së dyti qeveria shqiptare është e detyruar para parlamentit shqiptar nëse ka minoritet serb në Shqipëri, dhe kjo nuk ka të bëjë me lëvizjen e lirë", tha deputeti Majko.

Nga ana tjetër, mazhoranca është mundur të sqarojë përparësitë që vijnë nga kjo marrëveshje dhe rolin moderator të Shqipërisë në rajon. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, akuzoi opozitën se është kundër lëvizjes së lirë.  

"Marrëveshja me Serbinë është shumë e rëndësishme dhe bazohet në rekomandimet dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ajo është një marrëveshje mes vendeve që dëshirojnë të jetojnë në paqe dhe që duan që qytetarët e tyre të lëvizin të lirë me të drejtat evropiane dhe që duan të ndërtojnë aspirata të reja", tha deputeti Shehu.

Sipas tij kjo është meritë e qeverisë, e cila me një vizion krejtësisht evropian ndërton të tilla marrëdhënie që kontribuojnë në integrimin evropian jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të rajonit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-27 14:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›