E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në Tajlandë, boshatiset Bangkoku

Stacionet e autobusëve dhe të trenave janë mbipopulluar dhe në shumë rrugë ka trafik të madh, ndërkohë që njerëzit përpiqen të ikin nga kryeqyteti.

Popullatës në shumë distrikte të kryeqytetit – disa prej të cilëve janë 90 % të mbuluar nga uji që po rritet – i është kërkuar të evakuohet menjëherë.

Deri tani, autoritetet raportojnë se më shumë se 360 persona kanë humbur jetën në përmbytjet më të rënda që kanë përfshirë vendin në dekadat e fundit.

Kriza përbën një test për kryeministren Yingluck Shinawatra, e cila mori zyrën në muajin gusht, dhe që më parë është kritikuar se nuk ka marrë masa serioze për përmbytjet./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-27 11:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›