Marrëveshja për vizat me Serbinë, ç’përmban?

Po çfarë parashikon kjo marrëveshje e nënshkruar në Ministrinë tonë të Jashtme më 5 korrik të këtij viti?
“Marrëveshja për lëvizjen e lirë është e bazuar mbi parimet e reciprocitetit të plotë midis dy shteteve, vullnetit të mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe synon mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin. Marrëveshja parashikon përjashtimin nga viza për hyrjen në territorin e secilës palë për një vizitë ose qëndrim që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve”, thuhet në atë kohë në deklaratën e MPJ-së.
“Ndërkohë procedura për shtetasit, të cilët dëshirojnë të qëndrojnë për një periudhë më të gjatë kohe në territorin e njërës Palë kontraktuese, për qëllime studimi, punësimi, ribashkimi familjar, etj, do t’i nënshtrohet kërkesave të legjislacionit të brendshëm të secilit vend”, thuhej më tej. Marrëveshja në atë kohë, u nënshkrua nga zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja dhe Ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, Z.Miroljub Zaric.
Marrëveshja me Maqedoni
Marrëveshja me një tjetër shtet fqinj, për heqjen e vizave është nënshkruar në vitin 2008. Më poshtë po paraqesim marrëveshjen e publikuar nga Ministria jonë e Jashtme më 19 shkurt të vitit 2008. 1-Shtetasit e të dy vendeve do të hyjnë dhe do të qëndrojnë pa vizë për një periudhë prej 90 ditësh në çdo 180 ditë, sipas standardeve të BE-së. 2. Gjatë hyrjes apo qëndrimit shtetasit nuk duhet të paguajnë asnjë taksë apo detyrim. Ky përcaktim eliminon çdo barrë apo barrierë mbi lëvizjen e lirë të shtetasve, duke e bërë hapësirën ndërmjet dy vendeve tona të ngjashme në hapësirën ‘Shcengen’. 3. Për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe shërbimit, parashikohet hyrja në territorin e secilit vend pa vizë dhe më tej; për diplomatët e emëruar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore pajisja me lejet e posaçme të qëndrimit sipas procedurave të shtetit pritës. 4. Shtetasit që dëshirojnë të qëndrojnë përtej periudhës 90-ditore për arsye familjare, punësimi, studimi, etj., do të zbatojnë legjislacionin e secilit vend. Në këtë rast, pala maqedonase sqaroi se për qëndrime afatgjata në Republikën e Maqedoninë, nuk është e nevojshme marrja e një vize afatgjatë, por shtetasi mund të hyjë pa vizë dhe më tej të pajiset me leje qëndrimi pranë autoriteteve kompetente. 5. Shtetasit që qëndrojnë për një periudhë afatshkurtër (90-ditore) nuk kanë të drejtë të punësohen dhe përgjatë kohës së qëndrimit të tyre janë të detyruar të respektojnë legjislacionin e vendit pritës. Secila palë mund të refuzojë hyrjen apo qëndrimin e shtetasve që i konsideron të papranueshëm apo të padëshirueshëm, sipas kritereve të vendosura paraprakisht në legjislacionin e brendshëm. /Start/
2011-10-27 14:53