Partitë të marrin përgjegjësitë e tyre për integrimin

deklaroi sot, Presidentit i Grupit Popullor Kristian Demokrat, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Luca Volontè.
Deklaratat e tij u bënë që marrjes së titullit “Doktor Honoris Causa”, nga anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës me motivacion: "Për kontribut të rëndësishëm parlamentar në miratimin e reformave ristrukturuese të shoqërisë Evropiane". Volontè tha se forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre dhe të përballen në Parlament.
"Në muajt e ardhshëm, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë dhe përgjegjësi për statutin, një përgjegjësi e madhe për të bindur Këshillin e Evropës për vlerat fondamentale edhe për mënyrën se si arrijnë të zbatohen të drejtat e njeriut në Shqipëri. Jam i sigurt që Shqipëria do të arrijë dialogun për integrimin e vendit”, u shpreh eurodeputeti italian.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Sali Berisha. Gjatë takimit, kryeministri rishprehu gatishmërinë për bashkëpunim vullnetmirë me opozitën dhe të gjithë faktorët e tjerë në çuarjen përpara të procesit të integrimit evropian dhe reformave të nevojshme në këtë drejtim.
Ai shprehu shpresën se i njëjti vullnet do të konkretizohet edhe nga opozita në mënyrë që vendi të përmbushë objektivat strategjik të integrimit evropian. Në takim u diskutua edhe për bashkërendimin e përpjekjeve në Asamblenë Parlamentare të KE në kuadër të PPE-së. Kryeministri vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe u ndal në mënyrë specifike në kontributin që KE dhe institucionet e tij mund të japin, pas pranverës arabe, në vendet e Magrebit dhe të lindjes së afërme. /S.Ll/Start/
2011-10-27 16:04